Foto ilustruese

Sociale

Programi i OKB për Ushqimin: Shqipëria me popullsinë më të nën-ushqyer në Europë për periudhën 2022–2024

22 Gusht, 07:13| Përditesimi: 22 Gusht, 08:24

  • Share

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën  globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej  vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur  një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore./Monitor

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 22/08/2025 09:03

    Merrini me rezerva shumicen e raporteve nderkombetare, pasi metodologjia eshe e manget (), kampioni qe duhet te perfaqesoje te gjithe popullsine nuk eshte i tille. aq me shume per shqiptaret qe jetojne ne shume shtete. nese shtrohet vlera e nenushqyerjes, atehere cili vend ka nivelin me te larte te mbiushqyerjes, dhe a shte ky tregues ne mos me i keq se sa nenushqyerja (semundjet e larte qe sjell obeziteti p.sh.)

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2025 08:14

    Ha tregoni rames keto statistika se ngeli duuke mashtruar qe gjoja po rritemi ekonomikisht me shume se te tjeret ne rajjon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?