Programi i LSI-së, Kryemadhi: Do bëjmë reformë në arsim, do investojmë 5% të GDP-së në këtë sektor

25 Janar 2021, 09:52| Përditesimi: 25 Janar 2021, 10:07

  • Share

1611565644_kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se programi politik i tyre synon reformën në arsim. Ajo thotë se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) do të shkojë si investim për arsimin. Kujtojmë se kjo ishte dhe një prej kërkesave të studentëve dy vite më parë gjatë protestave të tyre përpara Ministrisë. Gjithashtu Kryemadhi tha se do të vendosin taksën e së ardhmes përmes së cilës, 1% e 200 aktiviteteve të mëdha do të shkojë për arsimin.

"Me programin Garancia Rinore do të mbështesim sipërmarrjen e lirë të profesionistëve të rinj në Fushën e teknologjisë dhe inovacionit, prandaj dua të ndalem tek të rinjtë tanë, të cilët përballen me sfida të mëdha si papunësia, kosto e jetesës shpopullimi dhe integrimi në BE. Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesionist dhe jo kartonë diplomash, është  zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se ardhmja për rinjtë është këtu, që të qëndrojnë këtu, ta konsiderojnë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë evropianë.

Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur  shkollën, me biznesin, dhe me tregun e punës.  Ne do  të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito dhe do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacion. Ne do të  vendosim  Taksën e të Ardhmes në 1% e fitimit të 200 aktiviteteve apo kompanive të të mëdha.  Kjo e bën të mundshme, të prekshme për të realizuar atë reformë në arsim që është e domosdoshme. Do të masivizojmë programin Mëso dhe Fito, që profesionistët e rinj të punojnë dhe fitojnë pranë  biznesit, ndërsa mësojnë në shkollë. Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën" - tha Kryemadhi.

 


Lajmi kryesor:

LSI prezanton programin politik! Kryemadhi: Kemi rënë dakord me PD-në për taksën e sheshtë 9%! Reformë në arsim, do investojmë 5% të GDP-së në këtë sektor


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?