Programi i Ndërkombëtarizimit, Rama: Mbështetëm universitetin 'Aleksandër Moisiu' për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane

25 Janar, 19:43| Përditesimi: 25 Janar, 21:48

  • Share

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës hapen tre programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet më prestigjioze në Evropë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, përmes 'Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze evropiane”.

Tre programet mes Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe universiteteve “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, do të hapen në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime evropiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike. Këto programe do të zhvillohet në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, duke ofruar diplomë të dyfishtë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?