Programi i Partisë së Lirisë parashikon për fermerët 1 mijë euro pagesë direkte për çdo hektar vreshta.
Këtë e ka bërë me dije kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sot përmes një videomeazhi në rrjetet sociale, i cili tha se kjo është një mundësi për të rritur mirëqënien e të gjithë feremerëve që merren me kultivimin e rrushit.
“Ky është programi konkret i Partisë së Lirisë në mbështetje të fermerëve shqiptarë. Një mundësi e shkëlqyer për të rritur mirëqenien e tyre, prodhimin dhe kultivuar me sukses varietetet më të mira”, theksoi Meta.
Gjithashtu Meta nënvizoi se, programi konkret i PL për të mbështetur fermerët shqiptarë synon pagesë direkte për çdo kokë dele apo dhi me 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht.
Në këtë mënyrë, shtoi Meta, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve shqiptarë.
Sude Meta kerkon t'ja mbani gurmazin te njome,prandaj dhe ben keto premtime per vreshtarine.
Përgjigju