Programi i PS që synon mandatin e 3-të, taksohen pagat mbi 40 mijë lekë, në fokus shtresa e mesme! Socialistët rikthejnë propozimet e Braçes

11 Shkurt 2021, 20:20| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 20:50

  • Share

Ekonomia do të jetë pika e më e nxehtë e këtyre zgjedhjeve, ku qeveria aktuale kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita kërkon të zbatojë programin e saj ku në thelb është taksa e sheshtë.

Taksa progresive do të jetë edhe elementi kryesor i programit elektoral të Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar qeveria do të rishikojë taksimin progresiv për pagat, jo duke e ulur atë por duke ndryshuar fashat.

Burime nga qeveria konfirmojnë për Report TV se pagat deri në 40 mijë lekë nuk do të tatohen aktualisht është 30 mijë lekë, duke u rikthyer kështu tek propozimi i hershëm i zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.    

7 nëntor të vitit 2018 teksa në komisionet parlamentare mbërriti buxheti i vitit 2019 i shoqëruar me paketën fiskale, Komisioni i Ekonomisë i drejtuar në atë kohë nga vetë Braçe propozoi që fasha që nuk paguan tatim të rritet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë.

“Ata që kanë rroga deri në 400 mijë lekë të vetmen të ardhur kanë këtë”, propozoi Braçe në 7 nëntor 2018. 

Propozim u kontestua nga ministri i Financave, atëherë Arben Ahmetaj.

“Do të ishte tejet e gabuar nga pikëpamja fiskale”, tha Ahmetaj, në atë kohë ministër i Financave.

Por Braçe nuk hoqi dorë nga kërkesa.

I qëndroj mendimit tim deri në fund propozimit për një dysheme të re”, vijonte qëndrimin Braçe në 13 nëntor 2018. 

Ky propozimi nxiti debate të forta në Kuvend më 3 dhjetor 2018, kur u rrëzua edhe propozimi i tij.  

Por ky propozim i rrëzuar, pritet të jetë pjesë e programit të PS-së për betejën e 25 prillit, dhe të vihet në zbatim 4 vite pasi është hedhur për diskutim në Kuvend. Që prej shtatorit të vitit 2020 vetë kryeministri Rama paralajmëroi rishikim të progresives, por nuk e materializoj në paketën fiskale të vitit 2021.

“Jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju, edhe aty me synimin për të lehtësojmë dhe të rrisim fuqinë blerëse të gjithsecilit”, u shpreh kryeministri në konferencën e 29 shtatorit.

“Jemi të vetëdijshëm që duhet një rishikim i taksës progresive mbi të ardhurat personale”, u shpreh Rama në konferencën e 2 shkurtit 2021.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se pagat mbi 40 mijë lekë deri në 200 mijë lekë do të tatohen me 13%, ndërsa aktualisht me këtë nivel tatohen pagat nga mbi 30 mijë lekë në 150 mijë lekë.

Nga ana tjetër pagat mbi 200 mijë lekë e lartë do të tatohen me 23%, ndërsa aktualisht me 23% tatohen pagat mbi 150 mijë lekë.

Aktualisht në vend janë 13.646 qytetarë që marrin paga mbi 150 mijë lekë dhe tatohen me 23% për të ardhurat aq sa një biznes i madh, dhe janë më shumë se 309 mijë punonjës me paga mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë, e që paguajnë tatim 13%. Po ashtu përpos rritjes së këtij viti që ju bë pagës minimale, ajo përpara vitit 2025 do të jetë 40 mijë lekë.

TATIMI PËR PAGËN MINIMALE

Aktualisht          Paga deri në 30 mijë lekë   0%

Propozimi          Paga deri në 40 mijë lekë   0%

TATIMI PËR PAGËN MESATARE

Aktualisht             Paga mbi 30 - 150 mijë lekë 13%

Propozimi           Paga mbi 40 - 200 mijë lekë 13%

TATIMI PËR PAGAT E LARTA

Aktualisht             Paga mbi 150 mijë lekë 23%

Propozimi             Paga mbi 200 mijë lekë 23%

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?