Politikë

Programi i PS-së për mandatin 4/ Rama: 300 milionë euro për strehimin social, do të ngremë kampusin e Universitetit të Durrësit

29 Mars, 11:46| Përditesimi: 29 Mars, 13:17

  • Share

Në mandatin e katërt Rama ka shpallur një plan ambicioz për investimin e 300 milionë eurove në strehimin social, duke synuar ndërtimin e 50 mijë banesave. Programi do të ketë një fokus të veçantë tek çiftet e reja dhe profesionistët e fushave me rëndësi publike, për të siguruar që ata të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri.

Do të investojmë 300 milionë euro në strehim social me synimin për 50 mijë çelësa, 50 mijë dyer.

Nga një anë për çiftet e reja, me një program krejt të veçantë për profesionistët e fushave që kanë interes të drejtpërdrejtë publik dhe që duam t'i mbajmë në Shqipëri.

Kemi nisur me mjekët, kemi nisur me mësuesit, kemi nisur me punonjësit e policisë, kemi nisur me ushtarakët.

Do ta thellojmë këtë edhe për profesionistët në sektorin privat, profesionistët e rinj dhe ata që duan të kthehen nga emigrimi. Dhe nga ana tjetër, do të investojmë duke filluar nga kampusi i Universitetit të Durrësit në kampuset universitare rezidenciale ku studentët do të kenë mundësi të kenë dhomat e tyre.


Lajmi kryesor:

Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)


S.G/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?