Politikë

Programi i PS-së dhe integrimi në BE/ Rama sjell shembullin e Kroacisë: Nëse Shqipëria futet në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit

29 Mars, 11:18| Përditesimi: 29 Mars, 12:10

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama u kërkon votën shqiptarëve për të integruar Shqipërinë në BE dhe si shembull sjell Kroacinë, sa miliona ka përfituar ndër vite nga BE.

 Po çfarë është tjetër BE? BE sot, përveç të tjerash, është dhe një çështje sigurie kolektive. Shikojeni këtë anketë, anketa e sigurisë kolektive. Kjo është një anketë e popullaritetit që ka BE-ja në vendet anëtare. Lart filloi me 92, 91, 90, 91, 90, 90, 80 e ca 80 e ca për qind etj, etj dhe më i ulëti popullaritet është 61 %.

Këtë popullaritet të kësaj ankete të zhvilluar muajin e fundit, Bashkimi Evropian e ka pasur asnjëherë tjetër, qysh nga viti 1983, kur është bërë kjo anketë për herë të parë.

Si ka mundësi që popujt e Bashkimit Evropian, befas nga popujt që filluan të binin në skepticizëm, nga popuj që filluan të binin në një lloj zhgënjimi, nga popuj që filluan të binin në kurthin e atyre që u thoshin të dalin nga BE-ja, befasisht shfaqen si popuj që e duan BE-në më shumë se kurrë sepse sot BE-ja është dhe çështje e garantimit të sigurisë, të sigurisë në kuptimin strikt të fjalës.

Sot, BE-ja është edhe një çështje ekzistenciale, në një botë, ku lufta nuk është më një dokumentar bardhë e zi, po është një realitet në dyert e BE, në një botë ku gjeopolitika nuk është më ajo që ishte deri para disa muajsh,  në një botë ku BE-ja po përjeton një zgjim të madh, edhe Shqipëria, shqiptarët, a ka interes më të madh se sa të hyjmë sa më parë në BE dhe të jemi “trimi i mirë me shokë shumë, por në këtë rast një trim me shokë shumë më të mëdhenj, shumë më të fortë, që të gjithë së bashku mbrojnë të njëjtat vlera, funksionojnë mbi të njëjtat parime dhe garantojnë sigurinë e përbashkët.

BE-ja është edhe përfitim kolektiv, përveç përfitimit individual që e shpjegova, që buron nga pasaporta.

Shikoni çfarë ka ndodhur me Kroacinë. Është ekzaktësisht çfarë do të ndodhë me Shqipërinë.

Kroacia deri në momentin e hyrjes në BE ka pasur të ardhura ekstra buxhetin vetë si mbështetje nga BE-ja; 126, 141, 151, 156 milionë, vjetore, në totalin e vet në të gjitha ato vite ato nuk bëjnë asnjë miliardë. Ne në totalin e viteve që qeverisim, kemi pasur diçka më shumë se një miliardë dhe një miliardë mbështetje, 90% kredi, 10 % para e falur, pra jo borxh.

Shikoni çfarë i ka ndodhur Kroacisë sapo është bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Kjo do t'i ndodhë Shqipërisë sapo të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një miliardë e diçka më shumë çdo vit dhe 90% para e falur, pra grant dhe vetëm 10% kredi, pra borxh, sepse në BE hyjmë në një familje që është e ndarë në dy pjesë kontribuuesit dhe përfituesit.

Kontribuuesit janë vende të mëdha, janë vende të zhvilluara, janë Franca, janë Gjermania, Holanda e me radhë, që japin financiarisht më shumë se sa marrin, dhe BE ju duhet, ju duhet shumë si një treg i madh i përbashkët, ju duhet shumë si një perimetër vlerash dhe parimesh dhe ju duhet shumë si një zonë e gjerë zhvillimi, ndërkohë që grupi tjetër ku do të hyjmë dhe ne me hyrjen në BE, janë përfituesit.  Janë ata më të vegjlit, që në një familje ndihmohen nga më të mëdhenjtë. Janë ata më të dobëtit që në një familje ndihmohen nga ata më të fortit. Dhe një llogari shumë e thjeshtë për ta mbyllur; nëse deri më sot nga BE për bujqësinë, ne kemi marrë më pak në të gjitha këto vite sesa 200 milionë euro, shumë më pak, ne do të marrim 300 milionë euro në vit vetëm për bujqësi.


Lajmi kryesor:

Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)


S.G/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?