Politikë

Programi i PS-se në mandatin IV/ Brenda 2026 çdo shqiptar me ID digjitale, 12 qytete do monitorohen me kamera! Amnisti periodike për gratë e të miturit

29 Mars, 13:14| Përditesimi: 29 Mars, 14:56

  • Share

 

Në fushën e rendit kryeministri Rama premton se në mandatin e katërt brenda vitit 2026, çdo shtetas shqiptar do të pajiset me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë gjithashtu pjesë e Kartës Europiane të Identitetit Digjital.

Po kështu deri në vitin 2026, 12 qytete qendër qarku do të jenë të pajisura me kamera inteligjente

Vijmë tek rendi, numri i viktimave, si pasojë e vrasjes me dashje, është ulur dy herë e gjysmë që kur morëm detyrën, dy herë e gjysmë. Kishim 3.8, thuajse 4 të vrarë për 100 mijë banorë, kemi 1, diçka për 100 mijë banorë. Dhe është e rëndësishme që brenda vitit 2026 do të pajisin çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë në të njëjtën kohë, me përgatitjet që po bën edhe Bashkimi Europian për Kartën Europiane të Identitetit Dixhital.

Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të futura në programin e monitorimit me kamera inteligjente që do ta ngrenë rrjetin e integruar të sigurisë në një nivel krejt tjetër, si asnjëherë më parë, duke shpeshtuar parandalimin, duke shpejtuar kohën e reagimit ndaj keqbërësve dhe identifikimin e tyre.

Fola për drejtësinë, por nga ana tjetër kemi drejtësinë për të gjithë, jo thjeshtë drejtësinë si luftë kundër korrupsionit në nivelet e lartë dhe këtu kemi në plan që të kemi një amnisti periodike për gratë dhe për të miturit. Dhe po ashtu, jemi shumë të përkushtuar ndaj një projekti inovativ që bëhet si modeli i parë në rajon, ndërtimi i institutit të të miturve në konflikt me ligjin, jo më vetëm burg për të miturit, por një model inovativ që bazohet në edukim, bazohet në riintegrim dhe vendos Shqipërinë në një pozicion pararojë në Bashkimin Europian, ku Franca dhe ndonjë vend tjetër janë duke eksperimentuar me shumë sukses këtë model.

Po ashtu, synojmë të digjitalizojmë përfundimisht edhe sistemin e drejtësisë. Shpresojmë në bashkëpunimin e pushtetit të pavarur gjyqësor në mënyrë që të kemi të një transformim në efikasitet të sistemit të drejtësisë kur vjen puna tek qytetarët.


Për politikën e jashtme besoj që keni plot çfarë të flisni, por unë dua të fokusohem tek ato që janë përfitimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të shteteve shqiptare që jetojnë jashtë. 

Ata kishin zero shërbime online, sot kanë 52 shërbime që i marrin pa lëvizur fare nga vendi jashtë kufijve. Dhe nga ana tjetër, pa llogaritur këtu, uljen e madhe të kostove edhe kursimin e energjisë dhe të stresit në marrjen e këtyre shërbimeve.

Sot shqiptarët udhëtojnë në 126 vende pa vizë. Kemi nënshkruar 11 marrëveshje për njohjen dhe konvertimin e patentës shqiptare, por këtu përsëri hyn tek pasaporta në BE. Me pasaportën në BE, nuk ka më diskutime që edhe patenta është po njësoj. Dhe e mbyll me shërbimet e përgjithshme lufta kundër korrupsionit të vogël, lehtësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime, heqja e sporteleve ku zhvilloheshin të gjithë mini-dramat e shoqërisë shqiptare dhe nga një grusht shërbimesh online, kur ne morëm detyrën, sot janë 1252 të tilla.

Vetëm vitin e fundit, vetëm vitin e fundit, përmes platformës si e-Albania kemi ofruar 15.2 milionë shërbime, ose pesëfishi i vitit 2019, kur e-Albania mori hov falë faktit që ra COVID  dhe njerëzit u orientuan drejtë e-Albanias. 

Falë këtij transformimi bazuar në audit ndërkombëtar që i kemi bërë i e-Albanias janë kursyer 620 milionë euro nga xhepat e qytetarëve, 33 milion euro u janë kursyer emigrantëve, falë e-Albanias.

Nëse s'do ishte e-Albania, 620 milionë euro, do kishin ikur për të marrë këto shërbime. Koha e kursyer, koha që u është kursyer, të gjithë atyre që kanë marrë shërbime nga e-Albania është sa 25 mijë rrotullime rreth tokës dhe 75.5 milionë fletë letre janë kursyer dhe si rrjedhojë edhe një numër i konsiderueshëm drurësh nuk janë prerë dhe ngrënë nga burokracia.


Lajmi kryesor:

Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)


S.G/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?