Politikë

Programi i PS-së për mandatin e katërt/ Brenda 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut ​​​​​​​

29 Mars, 13:31| Përditesimi: 29 Mars, 15:02

  • Share

 

Kryeministri premton se brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut

Brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut. Do kalojmë në një nivel tjetër, nuk do kemi më policë nëpër rrugë, nuk do kemi më postblloqe, nuk do kemi më njerëz që dalin nga ferra me uniformë, edhe që thonë “Ndalo”, dhe ti s'di të ndalosh a mos ndalosh, se mund të mos jenë ekzaktësisht ata që thonë që janë. Synimi është që gjithë kjo infrastrukturë të përfundojë. Bindja është që do të përfundojë, pse? Sepse të gjitha këto që thashë janë të financuara, nuk janë të vizatuara, janë të financuara nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e marra prej ËBAF-it, që është Fondi i Ballkanit Perëndimor i Investimeve që mbështeten nga Bashkimi Europian.


Lajmi kryesor:

Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)


S.G/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?