Politikë

Programi i PS-se për mandatin IV/ Papunësinë e ulim në 6%, pensioni mesatar 400 euro, firmosim marrëveshjen me Greqinë për pensionet

29 Mars, 13:20| Përditesimi: 29 Mars, 14:57

  • Share

 

Kryeministri Rama premton se në mandatin e katërt papunësia do të ulet në nivelin 6%, ndërkohë që pensioni mesatar do të jetë 400 euro, dhe pensioni minimal 200 euro. Sa i takon marrëveshjeve për njohjen e pensioneve premton që brenda mandatit të katërt të firmosë marrëveshjen me Greqinë.

Ne e kemi reduktuar me 40% shkallën e papunësisë dhe nga 17.5%, që ishte në vitin 2014, në më poshtë se 9%. Pra, kemi arritur objektivin që papunësinë ta ulim në një shifrore dhe sot është 8.8 për të qenë të saktë. 

Shqipëria 2030 do ta ketë në normën e Bashkimit Europian mesatar në Bashkimin Europian 6%.

Tani shumëkush na e përmend atë 300 mijë vende pune. Përgatituni t'i jepni përgjigje me shifrat në librin e të punësuarve, në regjistrin e të punësuarve të Republikës së Shqipërisë.  

Kur ne e morëm detyrën, Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar. Kur ne morëm detyrën, Shqipëria kishte 1 milion e 23 mijë të punësuar. Sot, numri i të punësuarve në regjistrin e vitit 2024 është 1 milion e 327 mijë. Pra, nga 1 e 23 në 1 e 327, janë apo nuk janë më shumë se 300 mijë vende të reja pune kështu thotë regjistri, kështu thonë pagat që jepen, kështu thonë të ardhurat që merren nga ato paga.
Pensioni mesatar, ku ne e morëm detyrën ishte vetëm 86 euro, ndërkohë që në 2024 u bë 175 euro. 
Këto shifra nuk na ndihmojnë as për të thënë që ne jemi relativisht të kënaqur, siç jemi me të gjitha të tjerat relativisht të kënaqur, por as për të dhënë një sens të atij që do të jetë mandati katërt. 
Prandaj ambicia jonë është që në Shqipëri, në 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për të gjithë ata që kanë paguar sigurime të plota. Ndërkohë që, pensioni minimal për të gjithë të tjerët, ne do të synojmë që të shkojë në 200 euro, pra pavarësisht të gjitha të tjerave.

Nga marrja e detyrës kemi nënshkruar 16 marrëveshje me vende të tjera për njohjen e ndërsjellë të pensioneve, nga të cilat përfitojnë qindra e mijëra bashkatdhetarë. 
E gjetëm me dy marrëveshje, me dy vende ku s'kishte pothuajse fare njerëz nga Shqipëria, që pretendonin pensionet, kishte, po shumë simbolike. 

Mbyllëm marrëveshjen me Italinë, tani është aktive. Brenda mandatit të katërt duan të mbyllin marrëveshjen me Greqinë, por i rikthehen Shqipërisë në Bashkimin Europian, i rikthehen pasaportës Europiane të Shqipërisë, sepse me hyrjen në Bashkimin Europian, e thashë dhe më parë dhe po e përsëris, të gjithë ata në Greqi që kanë problem njohjen e pensionit, marrin atë pasaportën e kuqe me shqiponjën tonë dy krenare me logon sipër Bashkimi Europian, Republika e Shqipërisë dhe ju mjafton të jetojnë në Greqi të barabartë mes barabartësh, edhe në aspektin e të drejtave të pensionit dhe menjëherë ju njihen vitet e punës dhe menjëherë mund ta transferojnë pensionin nga atje këtu, nga këtu atje atë që kanë erj,etj.


Lajmi kryesor:

Rama shpalos programin: Nga janari 2026, paga minimale 500 euro, pensioni minimal 200 euro! ‘Kryepremtimi’ i PS: 'Paqe fiskale' me biznesin për 3 vite (VIDEO)


S.G/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?