Politikë

Programi i qeverisë ‘Rama 4’/ 20 marina nga Velipoja në Ksamil, Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

17 Shtator, 14:46| Përditesimi: 17 Shtator, 14:50

  • Share

1757169036_ksamil.JPG

Qeveria ‘Rama 4’ synon të ndërtojë 20 marina të reja nga Velipoja në Ksamil, me synimin për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe. Në programin qeverisës që disponon Shqiptarja.com, i cili do të prezantohet nesër në Kuvend, thuhet se edhe Porti i Durrësit do të transformohet në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze.

Me strategjinë e re Shqipëria Turistike 2030, synohet ndarja e vendit në 6 rajone turistike.

Pjesë nga programi ‘Rama 4’ për turizmin

Orientojmë politikat dhe investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

• Krijojmë, menaxhojmë dhe brandojmë Shqipërinë në 6 rajone turistike sipas strategjisë Shqipëria Turistike 2030, duke garantuar ofertë të diversifikuar dhe standarde të larta ndërkombëtare.

• Transformojmë Portin e Durrësit në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze.

• Ndërtojmë 20 marina të reja nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug, duke e bërë Shqipërinë një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe.

• Dyfishojmë netëqëndrimet turistike, duke gjeneruar mbi 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2030.

• Zhvillojmë turizmin malor në Alpe dhe zona natyrore, duke e bërë Shqipërinë destinacion për sporte dimërore dhe eksperienca unike.

• Investojmë në promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore dhe dixhitalizimin e kalendarëve kulturorë, duke e bërë Shqipërinë një “muze të hapur”.

• Konsolidojmë infrastrukturën logjistike për të kthyer Shqipërinë në një pol të konferencave, panaireve dhe ekspozitave ndërkombëtare.

• Relizojmë Platformën Digjitale të Integruar të Turizmit, që përfshin:

o Regjistrin kombëtar digjital të turizmit për sipërmarrjet.

o Platformën e-Visitor për regjistrimin elektronik në kohë reale të vizitorëve.

o Sistemin elektronik të të dhënave në turizëm për statistika të sakta dhe

vendimmarrje më efikase.

• Themelojmë Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes, në bashkëpunim me UN Tourism, për të formuar brezin e ri të profesionistëve.

• Sigurojmë një administrim më të drejtë të plazheve, duke garantuar më shumë hapësira publike dhe qetësi për pushuesit.


Lajmi kryesor:

Report Tv siguron programin ‘Rama 4’: Shqipëria europiane, mision kombëtar! Vendi në 6 rajone turistike, 20 marina nga Velipoja në Ksamil


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?