Deri në vitin 2029, qeveria parashikon që pensioni mesatar të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni minimal në 200 euro. Qeveria Rama 4 synon dixhitalizimin e plotë të sistemit të sigurimeve shoqërore, me regjistër elektronik dhe shërbime online, duke rritur transparencën dhe gjurmueshmërinë.
Sa i përket programit për fëmijët, rininë dhe barazinë gjinore synohet modernizimi i arsimit me 1 mijë laboratorë inteligjentë, kurrikulë kodimi e inteligjence artificiale, si dhe zgjerim i aktiviteteve jashtëshkollore në art, kulturë, shkencë e sport.
Qeveria synon gjithashtu të krijojë hapësira urbane dhe kënde lojërash, të dyfishojë qendrat rinore si dhe të mbështesë mijëra projekte e nisma komunitare. Do të prezantojë gjithashtu edhe Ligjin për Vullnetarizmin, i cili do të bëjë të mundur që eksperienca vullnetare të njihet si pervojë pune.
Po ashtu, parashikohet një platformë digjitale për rininë, financim për startup-et dhe mbështetje për pjesëmarrje në veprimtari ndërkombëtare.
Disa nga prioritetet kryesore për pensionistët:
- Të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pension minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale.
- Digjitalizimi i plotë i sistemit të sigurimeve shoqërore (Regjistër elektronik, shërbime online end-to-end), për transparencë dhe gjurmueshmëri.
- Ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillimit sistematik të punëdhënësve/punëmarrësve, për të rritur bazën e kontributeve.
- Përdorim sistematik i bonuseve sipas zhvillimeve ekonomike.
- Pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës, deri në vitin 2030 në përputhje me standardet europiane/ILO.
- Portabilitet ndërkufitar i përfitimeve: përfundimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë të pensioneve
Disa nga prioritetet kryesore për Fëmijët, Rinia dhe Barazia Gjinore
- Krijimi i një platforme digjitale për rininë, për të ofruar shërbime, mundësi dhe financime transparente.
- Prezantimi për herë të parë i Ligjit për Vullnetarizmin, i cili do të bëj të mundur që eksperienca vullnetare të njihet si pervojë pune.
- Zhvillimi i programeve kombëtare për aftësitë digjitale të rinisë, duke përfshirë mbi 50 mijë të rinj deri në vitin 2030.
- Dyfishimi i qendrave rinore duke mbuluar të gjitha bashkitë e vendit me hapësira të dedikuara për krijimtari dhe inovacion
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron programin ‘Rama 4’: Shqipëria europiane, mision kombëtar! Vendi në 6 rajone turistike, 20 marina nga Velipoja në Ksamil
Xh.D/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?
-
I shpejtë
76.7%
-
I ngadaltë
17.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 377