Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e parë si President

Programi i Trump: Më pak taksa, më shumë kërkime për naftë dhe deportime masive të emigrantëve 'për një Amerikë të fortë, të begatë dhe të sigurt'

6 Nëntor, 14:39| Përditesimi: 6 Nëntor, 15:42

  • Share

Donald Trump premtoi një Amerikë «të fortë, të begatë dhe të sigurt» në fjalimin e tij të parë në Palm Beach si president i zgjedhur. Me numërimin e votave, ende në vazhdim, por me shifra që tashmë i jepnin fitoren, ai përmblodhi kështu axhendën e tij, efektet e së cilës do të ndjehen edhe përtej kufijve amerikanë.

Ajo që bindi më së shumti votuesit ishin premtimet për një «epokë të re të artë». Programi i tij ekonomik për mandatin e dytë pasqyron atë të të parit: ulje taksash, deregulim të gjerë dhe rritje të prodhimit të energjisë. Një formulë që midis 2016 dhe 2020 i shtoi mbi 8 trilion dollarë borxhit amerikan, por që në fund çoi në një nivel të ulët papunësie dhe një rritje të konsiderueshme të pagave, përveç një inflacioni të kontrolluar që në Shtetet e Bashkuara nuk ishte parë që nga vitet ’90.

Deportime masive të emigrantëve
Qëllimi mbetet forcimi i identitetit amerikan: nga shtrëngimi për imigrantët (ai ka premtuar të kufizojë aksesin në azil dhe të ndërmarrë deportimin më të madh masiv në kufirin me Meksikën) deri te plani i diskutueshëm i reformës së sistemit arsimor në një drejtim liberal, që i jep familjeve fuqinë për të përdorur fondet publike për të regjistruar fëmijët në shkolla private. Arsimi është në qendër të axhendës së tij: synon rikthimin e lutjes në klasë dhe mësuesit të pajisur me armë.

Amnistia për ata që sulmuan Kapitolin
Në aspektin gjyqësor, Trump synon të ndihmojë aleatët dhe të hetojë armiqtë: ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e dhënies së amnistisë për ata që u dënuan për sulmin në Kapitol më 6 janar. Ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se do të përdorë fuqitë e qeverisë për të ndëshkuar «kritikët»: nga gazetarët te informatorët federalë, që zakonisht janë të mbrojtur nga ligji. Synimi është krijimi i një organizmi të pavarur për të «monitoruar» agjencitë e inteligjencës amerikane.

Rikthimi në politika të vjetra për klimën dhe shpimet për naftë
Trump ka premtuar rritjen e prodhimit të karburanteve fosile, duke lehtësuar lejet për shpime në tokat federale dhe duke inkurajuar gazsjellës të rinj për gazin natyror. Ai ka thënë se do të autorizojë sërish shpimet për naftë në Arctic National Wildlife Refuge në Alaskë. Synon gjithashtu të tërheqë sërish Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për klimën.

Efektet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi
Efektet e fitores së Trump do të ndihen kudo: nga Kina te Rusia, nga Ukraina te Irani. Nëse ai mbetet besnik ndaj programit të tij, pasojat për politikën e jashtme do të jenë të thella.

Mandati i tij i parë tashmë ishte i tensionuar për marrëdhëniet me Evropën, por mandati i dytë vjen në një moment historik më të ndezur, i shënuar nga lufta në Ukrainë dhe tensionet brenda NATO-s. Në Lindjen e Mesme, Trump do të përpiqet të mbyllë përshkallëzimet në vijim dhe të rinovojë Marrëveshjet e Abrahamit, ndërsa në Azi, qëllimi mbetet frenimi i Kinës dhe forcimi i lidhjeve me aleatët amerikanë në rajon, kryesisht me Indinë.

Në frontin tregtar, priten përplasje të reja me Pekinin dhe BE-në, me një rikthim në politika proteksioniste të mbushura me tarifa dhe taksa./ Corriere Della Serra

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • coli: 07/11/2024 04:56

    AMIN O TRAMPO,,UL TAKSAT ,,DHE MOS NDALO DEPORTIMET,,,,24/7....,

    Përgjigju
    • futja kot: 07/11/2024 08:02

      po cfare deportimi masiv me shume se mbyllje te kufirit me meksiken per ca kohe sa te kthehen ato qe presin rradhen te hyjne ne shtetet federale, kjo e uljes se taksave per ato qe do bejne shpime hidrokarburesh eshte e rende per nje shtet simbol te demokracise qe perfaqeson te gjithe taksapaguesit amerikane jo vetem elitat e biznesit

  • Real: 06/11/2024 18:13

    Na mori ne qafe zgjedhje e Trump! Berishisteve tani ju duket Sali Qameti si Trumpi hahaha. Madje Saliu nga gezimi sa nuk ra nga dritarja por e mbajti Mul Noka nga penevreket hahaha. Likja nga gezimi ju dhuroi nga nje monedhe floriri te gjithe sektorit te tr koruotuarve. Mona nga qefi porositi me karte banke 12 mije euro çizme. Ndersa Rama si lider global i tha mezi pres te punojme bashke hahaha Andi Bushatir as dy viagra si ben pune nga stresi pozitiv qe perjetoi.Trump dhe shqiptaret

    Përgjigju
  • Trp: 06/11/2024 17:58

    E votoi komuniteti shqiptar, që e dimë të tërë sesi kanë emigruar shqipëtarët në Amerikë. Me letra fallco, se gjasme ishin të përndjekur në Shqipëri, e 700 sajesa për të dalë nga hija e hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm. S'ka qënje më të poshtër se bukëshkalët.

    Përgjigju
  • tefik: 06/11/2024 16:15

    Debime massive te emigranteve kete premtoi edhe ne mandatin e pare por edhe ne kete mandat nuk do ta bej.Po iken masivisht emigrantet Amerika kalon ne krize,kush do punoj ne bujqesi,ne ndertim kush do fshije rruget e do laje pjatat dhe do pastroje nevojtoret?

    Përgjigju
    • tefik: 06/11/2024 20:58

      Jo mor zotni vetem ne Kaliforni Jane rreth 3 miliona emigrante pa letra qe bejne punet me te renda.

    • Trafik: 06/11/2024 17:01

      E KA PËR RMIGRANTËT E PALGJSHIM DHE ATA QË KRYEJN KRIME DHE PËRFITOJNË NGA TË DREJTAT E "GABUARA" TË NJERIUT DHE RRIN SI PARAZIT NËPËR AMERIK.... KURSE ATA QË THUA TI JANË NË SHUMIC EMRIGANT TË LIGJSHËM ME LEJE QËNDRINMI E FAMILJAR TË DEVOT....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?