Nga Korça, drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj tha se modeli aktual politik duhet refuzuar, duke thënë se kanë programe elektorale fasada. Ai tha se fokusi kryesor i tyre do të jenë investimet në arsim, duke ‘përqafuar’ modelet më të mira të huaja si ai suedez e izraelit.
Programi i tyre është ‘timoni, tepsia, kusia, bufi e miu’, tha Lapaj duke ironizuar partitë e tjera, dhe jo hallet e njerëzve. Ai tha se nëse do të vijnë një ditë në pushtet, do të angazhojnë një buxhet prej 5 përqind të prodhimit kombëtar në vetëm 24 muajt e parë, për ta rritur sërish më tutje.
“Programi i këtyre është timoni, kusia, tepsia, kazani, bufi, miu, macja, qukapiku, por asnjë gjë me hallet e njerëzve dhe ne kemi vendosur që refuzojmë këtë model politik. E para, kombi jonë ka problem të madh, nëse nuk e korrigjojmë tani do të jetë një problem i madh. Arsimi. Kombet që nuk investojnë në arsim janë të destinuar të vuajnë edhe të zhduken. Për këtë arsye, bazuar në modelet më të mira botërore, ne themi se modeli i tyre është fasada, i yni është investimi në arsim. Nëse një ditë me bekimin e madh të shqiptarëve do të drejtojmë këtë shtet, ne angazhohemi që buxheti për arsimin në 24 muajt e parë do të shkojë sa 5 % e prodhimit tonë kombëtar dhe në 40 muajt e parë, sa 7% sepse lekët do ti çojmë të fëmijët, shkollat dhe mësuesit.”, u shpreh Lapaj.
Lapaj foli për miratimin e ligjit për referendume dhe depolitizimin e administratës publike, si domosdoshmëri për të siguruar që populli të thotë fjalën e fundit. Duke u ndalur te punësimi, ai tha se do të heqin DIVA-n, duke synuar një sistem unik taksimi.
“Çdo gjë që duhet të bësh kërkon para. Për këtë arsye na duhet të ndërtojmë një skemë ekobnomike që të rinjtë ta mendojnë të ardhmen këtu. Ka një postulat të panegociueshëm, nuk mund të ketë shtet të pasur me popull të varfër. Duam të ndërtojmë popull të pasur, sepse po pasuruam shqiptarët kemi pasuruar Shqipërinë. E keni dëgjuar DIVA-n se kush ka dy punë taksohet disa herë, do ta heqim. Do të ketë vetëm një sistem unik taksimi, tatimi mbi fitimin i sheshtë 10%.“, shtoi Lapaj.
Lapaj deklaroi gjithashtu se bizneset me xhiro deri në 200 milionë lekë nuk do të taksohen, ndërsa taksimi do të zhvendoset te biznesi i madh. Sipas tij, qëllimi është krijimi i një shtrese të mesme.
"Bizneset e vogla, një pastiçeri, restorant e çdo gjë, me xhiro vjetore të deklaruar deri në 200 mln lekë, tatimin mbi fitimin do ta bëjmë zero. E provuar në botë që kur ti ul barrën fiskale, njerëzit futen në skemë dhe deklarohen. Ne duam që si njeriu i thjeshtë që do të vetëpunësohet të mos rrijë te dera e shtetit, por t’i them çdo njeriu vrapo dhe bëj xhiro deri në 200 mln lekë, dhe nga këto 65-75 mln janë fitim. Merri dhe jeto si zotëri në vendin tënd. Blij një shtëpi e makinë më të mirë. Ha dhe vishu më mirë. Të gjitha këto rrisin konsumin. Do të krijojnë shtresën e mesme dhe do të kemi mundësi që ta tatimin ta marrim ku duhet, te biznesi i madh. Duam të krijojmë shtresën e mesme. T’u pasurojmë ju.“, u shpreh Lapaj.
Komente

Arsimohu per vete nje here se nuk di te arsyetosh , sipas teje te tjerat jane mire ,atehere pse gerthet si gore per pensionet ?Ti llape e ke mbaruar shkollen ne kohen e sales ( me diplloma te blera ) .Çfar sistemi do te ndryshosh ka kapitalist do ta kthesh socialiste? Pika qe ste bie more budall , vetem briret te mungojne .
Përgjigju