Programi i PS-së për mandatin e tretë! Paga minimale 325 nga 243 euro, renditemi të 3-t në rajon krahasuar me rrogat aktuale, fqinjët tatojnë progresivisht

16 Mars 2021, 17:04| Përditesimi: 16 Mars 2021, 17:13

  • Share

Nëse socialistët do të vazhdojnë të qeverisin edhe për katër vitet e ardhshme, paga minimale në vend do të arrij në 325 euro, (nga 243 euro që është aktualisht) aq sa është edhe ne Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë propozimi i PD-së për pagën minimale në vend është 292 euro në muaj.

Me rritjen sipas programit të PS, Shqipëria renditet e treta në rajon për nivelin e lartë të pagës minimale, që shtetet fqinje kanë aktualisht. Në krye të listës është Serbia për pagën minimale 344 euro, më pas Mali i Zi me 331 euro dhe vijojmë ne. Në rajon vendi me pagën më të ulët minimale është Kosova, me 170 euro.

Nga ana tjetër edhe taksimi i punës në mënyrë progresiv nga qeveria është në qendër të vëmendjes dhe i sulmuar si i padrejtë nga opozita. Por teksa opozita këmbëngul në taksën e sheshtë 9% në çdo drejtim, thuajse të gjitha vendet e rajonit të ardhurat personale tatohen në mënyrë progresive.

Konkretisht propozimi i socialistëve është për të vijuar me taksën progresive me tre fasha, ku pagat nga 0-325 euro të mos tatohen, pagat nga mbi 325-2033 euro të tatohen 13% dhe mbi 2033 euro të tatohen 23%.

Por si tatohet e ardhura nga puna në rajon?

Në Kosovë zbatohen 4 fasha tatimi mbi pagën. Ata që marrin deri në 80 euro nuk paguajnë tatim, më pas ata që paguhen mbi 80 deri në 250 euro tatohen 4%, grupi tjetër 250-450 euro me tatim 8% dhe pjesa tjetër me paga mbi 450 euro e kanë tatimin 10%.

Ndërsa Maqedonia e Veriut ka 2 fasha tatimi. Për rrogat deri në 1500 euro tatimi është 10%, dhe mbi këtë nivel është 15% tatimi mbi të ardhurat personale.  Norma më e lartë e tatimit progresiv mbi pagat aplikohet në Serbi, që për rrogat zbaton dy fasha 10-25% tatim. Po ashtu edhe Mali i Zi zbaton progresivitetin në paga.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?