Ekonomi

Programi 'Rama 3', eksperti i ekonomisë Çoçoli: Tatimi 0 për pagat 30-40 mijë lekë i kushton buxhetit të shtetit 94 mln euro! Totali i detyrimit të buxhetit për pagat dhe pensionet do të jetë 329.4 mln euro

23 Shtator 2021, 20:46| Përditesimi: 1 Janar 2022, 15:13

  • Share

Pak ditë pasi qeveria 'Rama 3' prezantoi programin qeverisës, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli i ftuar në 'Report Tv', ka bërë një pasqyrë të qartë të ndarjes së buxhetit për qytetarët dhe bizneset që do të përfitojnë 4 vitet e ardhshme dhe sa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit.

Sipas Çoçolit tatimi 0 për pagat nga 30-40 mijë lekë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 94 mln euro deri në fund të mandatit. Eksperti i ekonomisë tha se nga kjo skemë përfitojnë 435 mijë te punësuar, në shtet e në privat. Ndërkohë nga tatimi me 23% për pagat mbi 200 mln lekë, buxhetit i largohen 27.4 mln euro. Çoçoli tha se do të ketë një tatim 0 për pagat nga 30-40 mijë lekë gjë e cila do t’u sigurojë qytetarëve 25 milionë euro përfitimi, pra sipas tij para të futura në xhepat e tyre.

 ‘Kemi tatim 0 për pagat nga 30-40 mijë lekë në muaj e cila i siguron qytetarëve mbi 25 mln euro përfitimit, pra para të futura në xhepat e tyre gjatë një viti. Kjo i kushton buxhetit të shtetit rreth 94 mln euro gjatë 3 viteve e gjysmë gjatë periudhës kur ky program do ta aplikojë këtë ulje të taksave. Përfitojnë rreth 435 mijë të punësuar, gati mbi 60% e punonjësve të punësuar në shtet e në privat pa përfshirë bujqësinë. Kemi tatimin për shtresën e mesme që fillon me 23% për pagat mbi 200 mijë lekë të reja, përfitojnë mbi 11 mijë punonjës.'- tha Çoçoli.

1632421494_Screenshot1.jpg

Ulja e taksave

Nga 1 janari do të ketë rimbursim automatik të TVSH-së. Çoçoli nënvizoi po ashtu se shërbimet ndaj taksapaguesve do jenë 100% digitale, dhe nuk do të ketë më inspektor tatimor në terren nëpër biznese.

'Nga 1 janari 2023 kemi rimbursim automatik të TVSH, janë mbi 18 mijë biznese që eksportojnë dhe përfitojnë në mënyrë automatike. Shërbimet ndaj takspaguesve do të jenë 100% digjitale! Nuk do të ketë inspektor tatimor që të hanin shpirtin. Do të vijnë vetëm 1 herë në vit, kanë të drejtë të trokasin në derën tënde vetëm për verifikim.'- tha Çoçoli.

Premtimi për të rritur pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve apo rritja e pensioneve thotë Coçoli, do t'i kushtojë 116.4 milionë euro në vit buxhetit të shtetit. Ndërkohë rritja e pagave me 30% për administratën publike përgjatë 4 viteve të ardhshme do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 30.2 mln euro dhe për 4 vite 90.6 mln euro.

'Nëse kemi këtu uljen e pagave, me ato paga që janë qytetarët përfitojnë, këtu kemi përfitimin në shtesë. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022 kemi një rritje graduale të pagave, që të kapë 10% çdo vit për 4 vite. Pagat e punonjësve të administratës publike edhe ato do të rriten gradualisht deri në 30% deri në fund të mandatit dhe i kushtojnë buxhetit të shtetit 90.6 mln euro. Fondet për rritjen e pagave të mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, me 40% përgjatë 4 viteve të ardhshme, në një vit do t’i kushtojë 38.8 mln euro dhe për 3 vite do t’i kushtojë 116.4 mln euro buxhetit të shtetit. Paga mesatare rritet, por kjo nuk ka efekt në buxhet.'- tha Çoçoli.

Ndërkohë për pensionistët, Çoçoli tha se shpërblimi i fundvitit, pra 'gjeli i detit' do jetë 3 herë më i lartë në vlerë në mënyrë që të kapë 60% të një pensioni mesatar. Sipas Çoçolit, në total fondi për pagat dhe pensionet do të jetë 329.4 mln euro.

'Kemi dhe pensionet deri tani nuk kanë lëvizur. Kemi 5% çdo vit përveç indeksimit, ku duhet të jetë 7.8% rritja e pensionit sipas premtimit qeveritar, ku edhe këtu shifrat janë të konsiderueshme sepse kemi 680 mijë pensionistë. Kemi që nuk do të rritet nga subvencioni i pensionit, pra qeveria po mendon të mos i rëndojë paratë nga buxheti i shtetit, por do të prekë fondin e veçantë të qeverisë i cili jep shpërblimin e fundvitit, atë që e kemi quajtur rëndom si gjeli i detit, por ky do të jetë 3 herë më i lartë në vlerë në mënyrë që të kapë 60% të një pensioni mesatar. Në total fondi për pagat dhe pensionet do të jetë 329.4 mln euro.'- tha Çoçoli.

1632421477_Screenshot2.jpg

Programi Rama 3 për pagat

Sakaq lajm të mirë e cilësoi, Çoçoli shifrën prej 226 mln euro subvencione për bujqësinë, ku tha se kjo është një ndihmë konkrete.

'Më në fund kemi një ndihmës, u kujtua qeveria pasi kemi 226 mln euro në subvencione për bujqësinë për 4 vite. Në bujqësi duhet investuar pasi do të kthejë shumë shpjet paratë që janë hedhur. Kjo është një ndihmë konkrete.'- tha Çoçoli.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?