Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Kronikë

Programi i vizave/ Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e rëndësishëm për aplikantët

2 Shkurt 2019, 12:27| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 12:41

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka dhënë  këtë të shtunë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët dhe të përzgjedhurit e sistemit në programin për vizat.

Përmes një postimi në rrjetin social njofton  të përzgjedhurit e programit të vizavese do t’u caktohet një datë takimi të gjithë anëtarëve të përzgjedhur vetëm nëse ata i dërgojnë brenda një afati të përcaktuar kohor dokumentacionin dhe në mënyrë elektronike

Nëse merrni njoftim përmes faqes elektronike (E-DV) që ju jeni përzgjedhur për përpunim të mëtejshëm në programin e vizave të emigrantëve të diversitetit (DV), duhet të përfundoni me sukses hapat në faqet në vijim përpara se të planifikoni një intervistë konsullore për të përcaktuar nëse do të merrni një vizë”, – ka njoftuar ambasada Amerikane.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së, nëTiranë

Informacion i rëndësishëm për të përzgjedhurit e DV2019: Juve do t’ju caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KCC-së dokumentet tuaja. KCC do t’ju dërgojë një email me listën e dokumenteve të kërkuara. Lutemi vizitoni  https://dvselectee.state.gov#pyetanen ,  thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?