Gazment Bardhi

Progres raporti i KE për Shqipërinë, reagon Bardhi: Konfirmon shqetësimet e opozitës! Vendi, me ‘sëmundje të rënda’ të demokracisë

8 Nëntor 2023, 15:13| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:21

  • Share

Opozita ka reaguar për progres-raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë i cili pritet të miratohet në Bruksel. Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se raporti konfirmon shqetësimet e opozitës për zhvillimet në parlament.

Bardhi shkruan se në raporti e vlerëson si alarmante situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria nuk plotëson asnjë standard europian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Europian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si  vendin me sëmundje të rënda të demokracisë. Raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.

Komisioni Europian vendos gishtin në plagë, kur vlerëson situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Niveli i Shqipërisë renditet nga Komisioni Europian poshtë mesatares në të dyja këto fusha jetike, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët”- shprehet Bardhi.

Po ashtu për progress raportin ka reaguar edhe deputetja, Jorida Tabaku sipas së cilës vlerësohet roli që do të ketë opozita në procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

Shkrimi i plotë i Tabakut:

Përshëndetje nga Berlini nga Bundestag! Sapo është publikuar raporti i progresit për Shqipërinë dhe tre janë fushat kryesore. Së pari, problematikat me zgjedhjet bazuar mbi të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODHIR, dhe nevoja për një reformë të plotë zgjedhore.

Së dyti, roli i parlamentit në mbikëqyrjen e qeverisë, shtylla kryesore e demokracisë është balanca dhe kontrolli i pushteteve.

Në qoftë se opozita nuk ka vend për Komisione Hetimore, për thirrje në seanca interpelance, por dhe të gjitha mjetet e tjera që ofron hapësira parlamentare. Atëherë kontrolli i qeverisë vihet në pikëpyetje.

Progres-raporti, njeh dhe vlerëson ligjin e ri për proçesin e integrimit, dhe rolin që do të ketë opozita në këtë proçes.

Së treti, lufta kundër korrupsionit, nuk mund të jetë një deklaratë politike e ditës, por një çështje e vullnetit politik dhe tashmë duhet të lëvizim nga vetëm hetimi i rasteve të korrupsionit, por duhet të shkojmë edhe në hetimin dhe gjykimin e plotë të tyre.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 08/11/2023 20:23

    Bardhi do tregoj ne cdo cast ne cdo moment se sa i pa afte eshte se sa person negativ eshte ne politiken shqiptare.Komisioni evropian po shprehet qart qe ngjarjet dhe Levizjet politike ne vend duhet ti shikoni nga kend veshtrimii i duhur e jo si ti teket ketij bashk me banditet e tjere me ato veprime rrugacerie qe ben!!Eshte fajtor kok e kemb ushtruan dhune barbare ne parlament dhe jo dialog e do te dali dhe i lare tani , ska as turp as dinjitet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?