Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus

9 Nëntor 2023, 11:53| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 13:44

  • Share

Bashkimi Evropian e vlerëson të suksesshëm fazën e parë të negociatave me Shqipërinë dhe se është gati për hapin e radhës. Në dorëzimin e Progres-Raportit në Kryeministri, i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca vlerësoi ecurinë e Shqipërisë me reformat.

“Shqipëria është e angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit analitik. Ka pasur një përfaqësim shumë të mirë të Shqipërisë në këtë proces. Objektivi ynë është që ta hapim grupkapitujt brenda këtij viti”, u shpreh Soreca.

Soreca vlerësoi punën e SPAK, duke thënë se ka arritur hetime serioze në hetimin e disa çështjeve të nivelit të lartë, kujtojmë këtu që sëfundmi SPAK ka vënë në hetim Berishën dhe ka arrestuar dhëndrin e tij për aferën e Partizanit.

Soreca tha se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa premtoi se autoritetet e drejtësisë do kenë në krah Bashkimin Europian dhe se sipas tij objektivi kryesor duhet të jetë ndjekja e parave.

"Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor" tha Soreca.

Ambasadori Soreca nuk u shpëtoi dot pyetjeve për klimën politike në vendin tonë, duke u shprehur që Kuvendi duhet t’i kthehet normalitetit sa më shpejt dhe u bëri thirrje partive politike që të ulen në dialog.

“Shpresoj të kthehet shpejt në funksionalitet normal dhe apeli ynë është që të gjitha partitë të punojnë drejt bashkëpunimit dhe dialogut që ta përmbushin këtë objektiv”, tha Soreca.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, Soreca kërkon që mazhoranca dhe opozita ta kryejnë së bashku.

“Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, u shpreh ambasadori.

Vëmendje të veçantë në konferencë e përbashkët për shtyp me zv.Kryeministren Balluku, Soreca ia kushtoi miratimit të planit të rritjes.

“Konvergjenca ekonomike është element kryesor që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen me njëra tjetrën.  Kjo është arsyeja se pse Komisioni Europian miratoi planin e rritjes 6 miliard euro dje”, vijoi ai.

Nga ana e saj zv.kryeministrja Belinda Balluku e konsideroi progres raportin si më pozitivin e shkruar ndonjëherë.

“Raporti më pozitiv, ecurinë shumë të mirë të reformave, që kemi ndërmarrë në drejtim të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Raport i pavarur, vlerësim real i reformave, që janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin rëndësinë edhe të ndërkombëtarëve”, tha Balluku.

Më herë ambasadori Soreca e dorëzoi progres raportin vjetor të Komisionit Evropian edhe Presidentit Bajram Begaj.

(Progres Raporti i plotë i KE)

Ora 12:18
Ambasadori Soreca: Reforma elektorale të kryhet me konsensus

 

Ambasadori Luigi Soreca, kërkon që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale.

Zbatimi dhe ecuria e reformave – shpreh Soreca-  është edhe kusht për të përfituar nga fondi 6 mld euro që BE ka parashikuar për Ballkanin Perëndimor.

“Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Ftoj qeverinë dhe institucionet përkatëse që të shfrytëzojnë maksimalisht fokusin politik të BE për zgjerimin dhe ambicien për të reduktuar boshllëqet ekonomike dhe diferencat ekonomike dhe sociale.

Nevojitet lidership i fortë politik për të përshpejtuar reformat që janë të lidhura me BE. Kjo kërkon një frymë ndërpartiake, me një strukture negocimi solide në mënyrë që Shqipëria të ndjekë nga afër  ndryshimet që duhet të bëjë për tu integruar në BE.

Të mos harrojmë që reformat që bën Shqipëria nuk janë të nevojshme për të plotësuar kriteret  për në BE, por  për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptarë”, tha Soreca.

 

Ora 12:14
Raport progresi i KE, Soreca: Ende shqetësim liria e shprehjes dhe intimidimi i gazetarëve

 

Ambasadori i BE, Luigi Soreca duke folur për progres raportin e BE për Shqipërinë,  u ndal edhe në lirinë e medias, duke thënë se ka ende shqetësime për lirinë e shprehjes dhe intimidimin e gazetarëve. Soreca tha se Shqipëria duhet të përmirësohet në këtë drejtim.

“Shqetësim ka ende liria e shprehjes. Cilësia e gazetarisë pengohet nga përqendrimi i cilësisë në media. Raporti thotë se fushatat e baltosjes dhe intimidimit të gazetarëve nuk janë shuar. Ju duhet të vazhdoni përmirësimin në këtë drejtim”, tha Soreca.

Ora 12:04
Rithemelimi kaos në Kuvend, Soreca: Të kthehet normalitetit, partitë politike të ulen në dialog

 

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është pyetur mbi kaosin e Rithemelimit në Kuvend. Soreca tha se shpreson që të kthehet normaliteti, ndërsa u bëri thirrje partive politike që të kthehen në dialog.

“Institucionet funksionale në demokraci janë një aspekt thelbësor i integrimit të Shqipërisë në BE. Shpresoj të kthehet shpejt në funksionalitet normal dhe apeli ynë është që të gjitha partitë të punojnë drejt bashkëpunimit dhe dialogut që ta përmbushin këtë objektiv. Raporti e identifikon si rruga për të ecur para”, tha Soreca.

Ora 11:43
Soreca: Shqipëria partner i besueshëm i BE, ka bërë progres me reformat për integrimin në BE

 

Në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se vendi ynë ka bërë progres në reformat për integrimin në BE. Soreca theksoi edhe njëherë se Shqipëria është një partner i besueshëm i Bashkimit Europian.

"Raporti shënon që autoritetet shqiptare kanë vazhduar që të shprehin në mënyrë të përhershme angazhimin politik për integrimin strategjik të BE. KE njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres në reformat, duke përfshirë reformën në drejtësi. Shqipëria ka mbajtur përputhshmëri me politikat e huaja dhe ato të sigurisë. Ne njohim rolin që ka luajtur Shqipëria në këshillin e sigurisë. Shqipëria mbetet një sinjal i fortë i zgjedhjes strategjike në BE dhe rolit të saj si një partner i besueshëm i BE", u shpreh Soreca. 

Ora 11:39
Progres raporti i KE, Soreca: Synim të hapen kapitujt e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fund të vitit

1699526371_WhatsAppImage20231109at11.39.02.jpeg

Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se synohet që brenda fundit të këtij viti të hapen kapitujt e parë të negociatave për Shqipërinë.

“Shqipëria është angazhuar aktivisht dhe ka treguar një rang të lartë në procesin analitik. Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për përfaqësimin shumë të mirë të Shqipërisë në negociatat për BE. Objektivi ynë është që të hapim grupin thelbësore nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave”, tha Soreca.

Ora 11:34
‘Ndiq paranë’, Soreca: SPAK ka arritur hetime serioze në nivelin e lartë, t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ka BE në krah

 

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ka vlerësuar punën e SPAK. Soreca tha se SPAK ka arritur hetime serioze në hetimin e disa çështjeve të nivelit të lartë, kujtojmë këtu që sëfundmi SPAK ka vënë në hetim Berishën dhe ka arrestuar dhëndrin e tij për aferën e Partizanit.

Soreca tha se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa premtoi se autoritetet e drejtësisë do kenë në krah Bashkimin Europian dhe se sipas tij objektivi kryesor duhet të jetë ndjekja e parave.

"Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor", tha Soreca. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 09/11/2023 12:41

    Ambasadori soreka kembengul qe SPAK te ndjeke parane se e di fort mire se paraja eshte shtresa dhe mbulesa e krimit per tere establishmentin politik 33 vjeçar,duke filluar nga salehu,tosi,likja,edvini dhe tere familjet mafioze nen komanden e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?