Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja me homologun malazez, Bojan Bozovic

Progres-raporti i BE, Ulsi Manja me homologun malazez: Nisim takime në nivel teknik për kapitullin 23

30 Tetor, 09:39| Përditesimi: 30 Tetor, 09:45

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka takuar ditën e sotme, homologun malazez, Bojan Božović.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se u ra dakord se pas publikimit të progres-raportit të BE, do të fillojnë takime në nivel teknik për kapitullin 23.

‘Takim i frytshëm në Podgoricë me Ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Božović, të cilin e urova për detyrën e re. Ramë dakord që, pas publikimit të progres-raportit të BE, të nisim takime periodike në nivel teknik për kapitullin 23, duke u alternuar mes Tiranës dhe Podgoricës. Ky bashkëpunim i ngushtë është sinjal i qartë për BE-në se Shqipëria dhe Mali i Zi janë të angazhuar seriozisht për t’iu bashkuar familjes evropiane. Për një Ballkan më të fortë dhe evropian për qytetarët tanë!”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?