Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Kritika për pengimin e Komisioneve Hetimore! Përmendet edhe kaosi i Rithemelimit në Kuvend: Nevojiten standarde më të larta etike

8 Nëntor 2023, 15:46| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 16:24

  • Share

1699454909_ddddddd.jpg

Në raportin 144 faqe të KE për progresin e Shqipërisë përmenden edhe debatet për ngritjen e komisioneve hetimore. Në raport nënvizohet fakti që refuzimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, ka shkaktuar kaos në punimet e Kuvendit. 

“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi.”

Gjithashtu është përmendur edhe përjashtimi i deputetëve të Rithemelimit nga Kuvendi, por e ka fjalën për muajin në shkurt pasi në disa seanca radhazi edhe atëherë krijuan kaos duke kërkuar ballafaqim me kryeministrin Edi Rama. Brenda një muaji u përjashtuan 23 deputetë të opozitës. Në progres raport nënvizohet se nevojiten standarde më të larta etike, por edhe dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës.

“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.”

 

 


Lajmi kryesor:

Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?