Progres-raporti i KE-së: Shqipëria ka bërë përparim në shërbimet financiare! Ministri i Ekonomisë: Kemi lënë pas vende të tjera të rajonit

9 Nëntor 2023, 16:17| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 21:21

  • Share

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë, ndër të tjera thuhet se Shqipëria ka bërë progres në kapitullin e 9, që i takon shërbimeve financiare, ku përfshihen sektori bankar, ai i sigurimeve, pensioneve vullnetare, si edhe shërbimet e investimeve dhe tregjet e kapitalit.

“Shqipëria ndodhet mes një niveli të moderuar dhe të mirë përgatitjeje në fushën e shërbimeve financiare. Është bërë njëfarë progresi në rekomandimin e vitit të kaluar për përmirësimin e ekzekutimit të kolateralit nga përmbaruesit, pasi u trajtua çështja ligjore në pritje për tarifat e shërbimit, dhe gjithashtu pati përparim në përafrimin e legjislacionit kombëtar të tregut të kapitalit me acquis përkatëse të BE-së dhe në përfshirjen e financimit të qëndrueshëm”, thuhet në raportin e KE.

Vlerësimi vijon më tej duke lënë edhe disa rekomandime që duhet të plotësohen në kuadër të përafrimit të legjislacionit me BE.

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet: të vazhdojë punën drejt përafrimit të plotë të rregullores bankare me versionet e rishikuara të acquis të BE-së për CRR/CRD dhe BRRD;  rritja e përpjekjeve për të harmonizuar më tej legjislacionin në fushat e pensioneve private dhe në tregjet e kapitalit me acquis përkatëse të BE-së;  të vazhdojë të punojë drejt përafrimit me Direktivën Solvency II.

Ministri i Financave Ervin Mete, që ka drejtuar edhe negociatat për këtë kapitull deri më 14 shtator të këtij viti shprehet se ky është kapitulli ku me përparimin e bërë Shqipëria ka lënë pas vendet e tjera të rajonit.

“Përparimi i ndjeshëm në Kapitullin 9 Shërbimet Financiare e vendos Shqipërinë përpara gjithë vendeve të tjera të rajonit në këtë fushë, referuar gjetjeve të Progres Raportit të Komisionit Evropian. Me avancimin nga “mesatarisht i përgatitur” në “mesatarisht i përgatitur/nivel i mirë përgatitjeve”, Kapitulli 9 është i vetmi ku Shqipëria rezulton më e avancuar edhe krahasuar me vendet që i kanë hapur më herët negociatat e anëtarësimit. Kënaqësi e posaçme ushtrimi i detyrës së Negociatorit të Kapitullit 9 deri në shtator 2023, aty ku tashmë Shqipëria vlerësohet për progresin e kryer në harmonizimin e kuadrit ligjor e rregullator me acquis të BE-së”, thotë ministri Mete.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?