Ilirjan Celibashi

Politikë

Projekt-vendimi i KQZ-së: Për zgjedhjet e 25 prillit do të prodhohen 3.660.647 fletë votimi

28 Mars 2021, 17:49| Përditesimi: 28 Mars 2021, 18:04

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të diskutojë ditën e nesërme lidhur me numrin e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas projektvendimit të KQZ-së, në rang kombëtar janë 5 199 qendra votimi. Në total janë 3 588 869, qytetarë me të drejtë vote, ndërsa do të prodhohen mbi 3 milionë e 660 mijë fletë votimi.

Gjatë mbledhjes së nesërme KQZ do hedhë dhe shortin për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave.

Kujtojmë se ende nuk është vendosur se cila do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, pasi ky proces po mbahet peng për shkak të ankimimit të PS-së, për listat e koalicionit PD-AN në zgjedhjet e25 prillit.

Pas ankesës së KQZ, drejtuar Kolegjit Zgjedhor për të përshpejtuar ankimimin e PS, tashmë është vendosur që seanca të zhvillohet më 29 mars.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?