Foto ilustruese

Projekt-Buxheti 2023, Rithemelimi: Qeveria mendon për popullin vetëm 4 javë përpara zgjedhjeve

24 Tetor 2022, 10:08| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 10:15

  • Share

Anëtari i Grupit të Rithemelimit, Dorian Teliti ka ironizuar projekt buxhetin e vitit 2023 të propozuar nga qeveria. Sipas Dorian Telitit, për financimi i 10 PPP-ve, qeveria do të japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm ndërsa 65 mijë familjë që marrin ndihmë ekonomike do t’u shkurtohen 3 herë më pak fondet.

Teliti shkruan se kjo qeveri të kujton vetëm 4 javë përpara zgjedhjeve.

‘Projekt-Buxheti 2023:

Për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do të japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm.

Për 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, qeveria do të japë tre herë më pak fonde në total.

Në Shqipërinë tonë, po pate ndonjë PPP, paratë i marr kokërr më kokërr, edhe po të jesh në arrati madje, ndërkohë që po të jesh i varfër, i papunë dhe të mos kesh mundësi të vendosësh as bukë të thatë në tavolinë për fëmijët...të harrojnë 4 vjet e të kujtojnë veç 4 javë përpara zgjedhjeve.’- shkruan Teliti.

Po çfarë ka parashikuar në thelb qeveria nga projekt buxheti i vitit 2023?

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua projektbuxheti për vitin 2023, në të cilin parashikohet që ekonomia shqiptare të ketë një rritje prej 2.6%. Po ashtu në projekt-buxhet parashikohet që të ngadalësohet inflacioni duke arritur në një nivel mestar prej 3.6%.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin 2023 parashikohen 631.7 miliardë lekë, ose 7.7% më shumë se në vitin 2022. Shpenzimet 687, 2 miliardë, 8.8% më shumë se viti aktual. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit në konferencën e kryetarëve tha se objektiv kryesor mbetet mbetet ulja e borxhit publik nën 70% të PBB, teksa pritet që rritja ekonomike të jetë 3.6% në nivelin afatmesëm. Ajo tha se s'do ketë ndryshim taksash për biznesin e vogël.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?