Ish-Presidenti Bujar Nishani

Politikë

Projektet e reja të qeverisë, reagon i irrituar Bujar Nishani: Rama po tallet me ne

2 Maj 2018, 14:42| Përditesimi: 2 Maj 2018, 14:44

  • Share

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për projektet e reja që do të konkretizohen në Tiranë dhe të gjithë vendin.

Për ish-kreun e shtetit kjo është tallëse, pasi pas 5 vitesh qeverisje, sipas tij, kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën. Nishani thotë se në 5 vite nuk është bërë asgjë nga kjo qeveri.

Tallëse ! Pas 5 vitesh qeverisje Kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën. Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale. Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta çfaqje. Video me cartoons por asnjë projekt real i vënë në shërbim të njerëzve. Nuk pranojmë më gënjeshtra !

Bujar Nishani

Komento

Komente

  • Moj raki, moj bukuroshe: 02/05/2018 22:52

    Ky eshte palle krejt

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 02/05/2018 16:59

    Po noj projekt si te veshe poturet Sakat Nishani ke mo Edo?

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 02/05/2018 16:58

    I madhi Jari Magjari

    Përgjigju
  • Goni: 02/05/2018 15:04

    Kur flet dhe jari militanti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?