Projektet për kalatë e dëmtuara, Pirro Thomo: Pse s’u thirr Karaiskaj, është personalitet i fushës në rajon! Specialisti: U pyeta pjesërisht, jo në zbatim, drejtuesit janë partiakë

10 Prill 2022, 16:21| Përditesimi: 10 Prill 2022, 16:25

  • Share

Kala, fortesa e kështjella të braktisura për vite me radhë, e të tjera ku ndërhyrja ka qenë e gabuar. “Fortifikimet e antikitetit të vonë dhe mesjetës në Shqipëri” me autorësi të Gjerak Karaiskaj u prezantohet studentëve të Fakultetit i Arkitekturës dhe Urbanistikës, si një manual për njohjen, ruajtjen e restaurimin e objekteve të tilla. Sipas studiuesit Pirro Thomo, në një kohë kur përfshirja e  specialistëve të fushës në rimëkëmbjen e kësaj pjese të trashëgimisë materiale është periferike, bëhet e domosdoshme përgatitja dhe ndërgjegjësimi i brezit të ardhshëm.

“Periudhën e fundit mesa dimë ne u bënë disa projekte për dëmet e projektit, në Kala si ajo e Ishmit, Kepit të Rodonit, Porto Romanos etj., arriti puna që këto do të zbatohen, si nuk u thirr profesor Gjeraku? Pra, do ishte fat i madh që këto projekte të kaloheshin në dorën e Gjerakut, që edhe të kuptohej nëse këto ndërhyrje janë të drejta a jo. Kaq kërkohet, një konsultë shkencore!”, thotë Thomo.

Karaiskaj thotë se ka marrë pjesë në restaurimin e Kullës C në Kalanë e Durrësit, ndërsa konsultimi për objektet e tjera ka qenë vetëm në fazat e para.

“Pjesërisht jam thirrur, por jo deri në fazën e fundit që është zbatimi”, tregon specialisti Gjerak Karaiskaj.

Kalatë e dëmtuara nga tërmeti si ajo e Krujës apo e Ishmit, janë ato që kanë pasur më shumë nevojë për një konsultë të zgjeruar nga specialistët e fushës, që siç pohojnë arkitektët, institucionet e trashëgimisë i kanë gjithnjë e më të kufizuar në numër.

“Problemi është se specialistët e formuar duhet të jenë të përhershëm. Nuk është e drejtë që të ndërrohen partitë e të ndërrohen edhe specialistët, dhe kjo pasiguri i bën ata që të mos thellohen shumë në punë po të kalojnë më tepër në poste politike sesa teknike”, shprehet Karaiskaj.

Sipas Karaiskajt, përzgjedhja sipas bindjeve politike shkon deri në nivelet më të larta.

“Tek drejtuesit është më e theksuar lëvizja partiake, prandaj ndihet edhe mungesa e interesit për t’u specializuar për fushën e monumenteve”, thotë specialisti i trashëgimisë.

Në rrethana të tilla, siç thotë më tej specialisti i monumenteve, të kërkosh meritokracinë do të ishte e tepërt, kujton këtu rastin kur iu refuzua titulli akademik

“E kam pas bërë kërkesën por ishte një komision partiak atëherë!”, thotë Karaiskaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli: 11/04/2022 05:57

    Ah mor Sali sa maskara qe je. Cte te beje me pare i shkreti Edi: lufto me te vetet qe nje ne dy minostra i ka ne burg, lefto me Meten, Moniken, me Lal Erin, Bashen, Putinin, Maon o nene sa e sa baloze te tjere! Po me shume i qaj hallin shokut Enver qe iu desh te leftonte nga 42 ne 85 e pas vdekjes me te tere dynjane! Kurse Edi yne as 20 vite si ka bere dhe sa e sa tradhetare e armiq do kete. Lutna o zot ta ndihe Amerika se vallahi Saliu eshte maskara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?