Foto ilustruese

Projekti ‘100 fshatrat’, qeveria jep 600 mln lekë për ndërtimin e një parku multifunksional në Valias! 400 mln lekë për blerje makinerish për mirëmbajtjen e rrugëve rurale

5 Korrik 2023, 15:38| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:47

  • Share

Në kuadër të projektit ‘100 Fshtarat’ qeveria ka miratuar një fond prej 600 milionë lekësh për të ndërtuar një park multimedial në Valias në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Po ashtu është miratuar një fond prej 400 milionë lekësh për blerje makinerish për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe turistike.

Fondet e përcaktuara do në këtë vendim transferohen në llogarinë bankare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Vendimi

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.851, DATË 29.12.2021,    TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN  E TRANSFERTËS KAPITALE NË LLOGARI TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 3, të vendimit nr.851, datë 19.12.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3/1. Për të kryer veprime transferimi me fondin “Mjete në ruajtje” veprohet, si më poshtë vijon:

a) Destinacioni i përdorimit të fondeve, të përcaktuar në pikën 3, që janë “Mjete në ruajtje”, është për financimin e dy projekteve, sipas përcaktimit të pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, konkretisht:

– Fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, i parashikuar për “Ndërhyrjen dhe përmirësimin e konektivitetit dhe rrugëve të aksesit”, në kuadër të programit buxhetor të 100 Fshatrave, për blerje makinerish që do të jenë pjesëmarrje në kapitalin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për mirëmbajtjen dhe hapjen e rrugëve rurale dhe turistike, në bashkëpunim me njësitë vendore;

– Fondi prej 600 000 000 (gjatëqind milionë) lekësh, i parashikuar për zhvillimin e modelit të integruar në formën e një parku multifunksional me temën e 100 Fshatrave në Valias në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

b) Fondet e përcaktuara në këtë vendim transferohen në llogarinë bankare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

c) Transferimi i fondeve, nga “mjete në ruajtje” në llogarinë bankare të përcaktuar në shkronjën “b” më sipër, kryhet në përputhje me vlerën e kontratës së nënshkruar për secilin projekt.

ç)  Diferenca e fondeve të papërdorura kthehet në buxhetin e shtetit.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit pёr zbatimin e këtij vendimi.

  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?