TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video të projektit 3D se si do të duket hekurudha Tiranë-Durrës. Kreu i qeverisë ka bërë me dije drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta.
"Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.
Ky investim do të kap shifrën e 90.45 mln euro dhe pritet të përfundojë në 2023. Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese të hekurudhës si dhe shtohet një linjë e re hekurudhore prej 5.7 kilometrash, e cila do të lidhë nyjën me aeroportin e Rinasit. Udhëtimi me tren do të jetë me pagesë, por ende nuk është bërë e ditur vlera e biletës.
Ky projekt mund të kishte përfunduar përpara disa vitesh, por u pengua nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili anuloi kontratën e firmosur nga kryeministri Fatos Nano në vitin 2004. Konkretisht, në vitin 2004 ish kryeministri Nano, nënshkroi një kontratë me kompaninë amerikane General Electric për ndërtimin e linjës hekurudhore elektrike Tiranë-Rinas-Durrës, me kosto 90 milionë dollarë, që do të financohej nëpërmjet një kredie të marrë nga një bankë e huaj. Ky projekt u kundërshtua nga opozita demokratike, pasi për ata nuk kishte leverdi.
Pas ardhjes në pushtet, Sali Berisha e anuloi këtë kontratë. Pas këtij vendimi kompania amerikane e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Romë, e cila urdhëroi qeverinë shqiptare të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim ndaj kompanisë General Electric.
Shume bukur,por trenit duhet t'i shtoni vagonat,qe te ndihmoje ne uljen e trafikut rrugor dhe ndihmon ne mbrojtjen e ajrit nga ndotja e makinave,sidomos ne kohen e plazhit do ndihmonte shume pushues.Gjithashtu shpresoj qe te vihen ne perdorim dhe trenat e mallrave,sepse do te ndihmojne shume ekonomine,po keshtu shpresoj te rinovohen dhe hekurudhat e tjera,si dhe te ndertohen te tjera ,aty ku nuk ka pasur me pare.Vazhdo z.Rama me punen e mire!
PërgjigjuKUR FILLON E KUR MBARON NUK DIHET...
Përgjigju