Projekti europian

Projekti europian “Eurocreative Youth”, takimi i parë koordinues vjen në Tiranë

4 Shkurt 2023, 18:56| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 18:58

  • Share

Projekti europian i cili promovon pjesëmarrjen sociale të të rinjve në zonat rurale realizon takimin e parë koordinues në Tiranë.

Projekti më i ri Erasmus+, titulluar "Rinia Eurokreative-Rinia Europiane krijon Turizëm kulturor", dhe udhëhequr nga Universitat Jaume I, zhvilloi takimin e parë të koordinimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në Tiranë, Shqipëri, në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

Konteksti në të cilin të rinjtë jetojnë në zonat rurale dhe sfidat që lidhen me zhvillimin e tyre nuk është vetëm një problem lokal apo kombëtar, por edhe europian. Ndaj ky projekt do të angazhojë të rinjtë europianë të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e turizmit kulturor duke fuqizuar përfshirjen dhe angazhimin e tyre social në zonat rurale.

Partnerët që bëjnë pjesë në konsortiumin e projektit janë AEGARE (Spanjë), Universitat Jaume I - UJI (Spanjë), KEPLER (Turqi), INBIE (Poloni), SOTLA (Slloveni) dhe Kongresi Rinor Kombëtar (Shqipëri).

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?