Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa pamje të projektit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Rama shkruan se projekti synon të transformojë rrënjësisht aksin rrugor në një një rrugë me 4 korsi, si pjesë e korridorit të 8-të.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të dhe tanimë i përfshirë në rrjetin europian, sikundër u bë publike edhe në Samitin e Tiranës”, shkruan Rama në Facebook.
Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.
Kur fillon e kur perfundon?
Përgjigju