I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv Kryetari i nismës “Thurje”, Endrit Shabani ka folur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit.
“Këta janë biznesmenë pse marrin toka publike pse nuk marrin toka private. Pse nuk merr një pronë private. Sepse tokën publike është pa zot aty. Kjo më bën të mendoj se nuk kemi të bëjmë me një investim apo qëllim pozitiv”.
Gazetari Mentor Kikia u shpreh se nuk ka asnjë problem që të investohet në një vend të tillë por mënyra e qasjes së këtij investimi është e dyshimtë.
“Kemi një shkëmb që ka më shumë bunkier sesa pemë, duhet të çosh tubacion është investim i madh, nuk është zonë e mbrojtur se ka pas aktivitet ushtarak. Një investim 1 miliardë dollarë duket një dhuratë shumë e madhe dhe cili vend në Mesdhe do kishte kurajo te mos ta pranonte? Asnjë. Por kur e shef si kalon ky investim ke dyshime. S’ka asnjë të keqe por mënyra se si qasen këta duke fshehur këmbët, thua ore nga vijnë këto para.”
Lajmi kryesor:
Arrestimet e SPAK-ut, Kapri: Nuk sjellin rrotacion politik! Shabani: S'ka garë me ide, s'përballem dot me to! Kikia: Opozita nuk është alternativë
B.K//ReportTv.al