Projekti i GIZ për plazhin e Shëngjinit, Klosi pas takimit me Ndreun: Ky do të jetë një sezon shumë i pastër

2 Korrik 2020, 13:56| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 15:50

  • Share

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte sot në Shëngjin ku së bashku me kryetarin e bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu folën për kushtet e sezonit turistik, ndërsa më së shumti u ndalën te pastëria e plazhit. Kjo edhe për faktin se një projekt i qeverisë gjermane, nëpërmjet GIZ, dhuroi 300 kosha plastike për Shëngjinin, me qëllim që të ndalohet shkuarja e mbeturinave në det.

“Sezoni i ri, një sezon me problematika të mëdha por të paktën do të mbahet mend si një sezon shumë i pastër në Lezhë, Shëngjin dhe në gjithë bregdetin e Shqipërisë. 300 koshat e rinj që vendosen sot në Shëngjin janë një përpjekje për të realizuar në fakt dy qëllime e para për të pasur një sistem grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve urbane  perfekt ku kërkohet shumë më tepër bashkëpunim I biznesit, komunitetit që të vendosin mbetjet në koshat e afruara ti vendosin sipas orareve të caktuara nga bashkia e Lezhës, pra jo gjatë gjithë ditës mund të trajtohen mbetjet por do të ketë disa rregulla strikte në këtë menaxhim dhe ajo që kërkohet shumë nga ky projekt I cili ka të bëjë shumë dhe me reduktimin e plastikës, me reduktimin e riciklimin e plastikës,”- tha ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Gjithsesi projekti i GIZ nuk përfundon këtu. “Po diskutojmë një ide për një qendër ku të mblidhet mbetje të ndryshme për t’u përdorur si burim për industrinë e riciklimit, ose për të tjera procese. Gjithashtu një aktivitet tjetër do të jetë nxitja e bizneseve që të reduktojnë ose të pakësojnë përdorimin e mbetjeve një përdorimëshe plastike. Me bashkinë Lezhë dhe Ministrinë e Mjedisit do të kemi disa iniciativa të cilat do të ndodhin në dy vitet që vijnë por që jemi duke punuar dhe duke detajuar këto aktivitete në vijimësi,”-tha Hermann Plumm Menaxher i Programit për Menaxhimin e Mbetjeve GIZ

Ndërkohë kryetari i bashkisë Lezhë Ojerin Ndreu deklaroi: "Dua të falenderoj Herman dhe GIZ-in Gjerman, cili në një baskëpunim të afërt me Bashkinë Lezhë ka bërë të mundur të kemi një situatë tjetër të koshave të mbeturinave. Edhe këtu dhe në shëtitore kemi dy modele bashkëkohore, bashkë me operatorët turistik jemi në një proces të riformatimit të gjithë mënyrës se si do të menaxhohet situata e mbeturinave sivjet  sic e shikoni Shën Gjini është tjetër histori sivjet. Eshtë krejt I pastër në çdo cep të tij. Ne kemi projekte te tjera me Herman, por dhe ministrin, të cilët i falenderoj."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?