Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Rama po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare! Nanon e hoqi pasi i zbuloi sekretin e Martinaj

2 Shtator 2022, 12:21| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 17:36

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për projektin e Portit të Durrësit duke thënë se është aferë ku janë të përfshirë gangsterë politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi. Sipas Berishës, Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, duke shtuar se janë biznesmenët e Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.”

Gjithashtu shtoi se nuk do njohë asnjë vendim për Portin e Durrësit, duke theksuar se Rama do mbajë përgjegjësi penale.

“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama Alabar përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Siç e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies me të rrezikshme. Edi Rama vëllezërit Kariç, Vuçiçi prapa tyre pasi vellezërit Kariç janë aksionerët kryesore të dy kompanive të Alabarit në Beograd dhe përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë përsipër ndërtimin e Smart City në Minsk ku kompania e Minskit ka për Presidentit ndihmësin kryesor të Lukashenkos.

Në këtë kontekst jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e familjes së tij në Portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare dhe anti evropiane siç janë biznesmenë të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multimiliardeshe kemi të bëjmë me bashkëpunimin gangster politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi”, tha Berisha.

Sali Berisha foli edhe për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke thënë se vendimi erdhi pasi ishte në dijeni të shumë çështjeve të cilat ishin në dëm të Edi Ramës. 

Berisha u ndal edhe te nisma ende në shqyrtim të basteve online ku tha se dy fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të Ervis Martinajt bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama. 

Gjithashtu konfirmoi takimin me Ilir Metën por nuk kanë konfirmuar ende një datë se kur do të mbajnë protesta në vend. 

Ndërkohë porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët me të njëjtat argumente e kanë sulmuar duke thënë se është një aferë korruptive e kreut të qeverisë.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050. 

Ora 12:57
‘Nano u shkarkua se u shkeli në kallo’ Berisha: Ai takoi Jeton Lamen, i tha se Ardi Veliu paguhej me 30 mijë euro nga Ervis Martinaj

 

Prezent dhe në dijeni të shumë çështjeve të cilat ishin në dëm të Edi Ramës, kështu e ka paraqitur Berisha figurën e Gledis Nanos. Edhe pse, për të nuk ka asnjë respekt Berisha shton se urdhri për shkarkimin e Gledis Nanos ka ardhur nga Rama.

‘Unë s’kam asnjë respekt për Gledis Nanon, por largimi i tij ishte politik dhe vetëm politik se u shkeli në kallo. Tani thuhet dhe të tjerat që kontejnerin e kokainës dhe supozohet që nuk duhet të dilte. Dhe kjo e tërboi Edi Ramën. Ky takoi, Jeton Lame i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, unë këto nuk i di po kështu thuhet. Po zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë se hiqte dot njeri përveç kryeministrit, ministri se heq dot. Dhe drejtori zbaton ligjin, ky u hoq për afera të Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? Jo se ka heq, e ka hequr për veten e tij,. familjen e tij.’-tha Berisha.

Ora 12:43
Berisha komenton takimin Rama-Vuçiç në Beograd: Ballkani i Hapur është nismë anti-shqiptare! Kryeministri u trajtua si vasal

 

Sali Berisha ka komentuar nismën e Ballkanit të Hapur duke thënë se është anti-shqiptare ndërsa pretendon se Edi Rama është trajtuar si vasal. Sipas tij, Vucic po e përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër sikur janë 2 shqiptarë, të mirët në Shqipëri dhe të këqinjtë në Kosovë.

“Nëse sheh protokollet, ai është trajtuar si vasal. Të themi atë që është. Të themi atë që është por kjo nuk më bëri përshtypje se është vasal. Ajo që dua të them, Ballkani i Hapur është në çdo aspekt një nismë anti-shqiptare.

Aleksandër Vuçiç, një serb sa Milloshevici, Gjergjovici dhe sa çdo serbomadh tjetër po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt, po e përdor në rrafshin politik për t’iu kundërvënë Berlinit. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë, po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën por kjo i dështoi sepse Perëndimi e pati të qartë se kufiri i tij në Ballkan është i Kosovës.

E përdor në rrafshin psikologjik me doktrinën e vjetër se kemi të bëjmë me dy shqiptarë, shqiptarci dhe albanci, këta të fundit janë të mirë dhe në Shqipëri, kurse shqiptarci janë të këqinj dhe janë në Kosovë. Kjo është përdorur me dekada nga Beogradi. Rama është bërë argument kryesor i kësaj dogme”, tha Berisha.

Ora 12:27
PD do vijojë të jetë e dyzuar? Berisha: U bënë përpjekjet për ta ndarë, por treni është i pandalshëm

 

Pasi një grup deputetësh zgjodhën sërish Enkelejd Alibeajn në krye të grupit parlamentar të PD, Sali Berisha është pyetur nëse edhe këtë vit do të jetë PD e dyzuar. Sipas tij, janë bërë përpjekjet për ta ndarë, por janë të pandalshëm.

“PD është e pandalshme në rrugën e objektivave të saj. Besoj se treni i saj është absolutisht i pandalshëm. Gjatë 1 viti u bënë të gjitha llojet e përpjekjeve për ta ndarë. Kështu që nuk ndalet treni i PD”, tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 02/09/2022 17:57

    UNÈ, KÈTO NUK I DI POR KÈSHTU THONÈ. Pse nuk mè puth njèherè nè prapanicè more Sali? Puthua tè gjithè shqiptarève me radhè sepse ata dinè vèrtetè shumè, psh Gèrdecin e tèt biri, 21 janarin tènd dhe laviret e bulevardit, dinè 97 tèn me mijra viktima, dinè naftèn pèr makinerinè vrastare serbe,,,dinè gjithçka. Ik ore hajdut Viçidoli, njeri pervers.!!!

    Përgjigju
  • Ledio: 02/09/2022 14:19

    Si i ben lidhjet ti , ke super imagjiante po mos harro se nuk jane te gjithe si ti or mik

    Përgjigju
  • Alban: 02/09/2022 14:18

    Po berishe sic thua ti eshte , po ik mor plak mos kujto se i di te gjitha se nuk ka kriminel me te madh se ty ne shqiperi

    Përgjigju
  • emri: 02/09/2022 13:55

    sa bukur e pikturon situaten ky i plakushi i shkare: kur e vjedhim ne jemi ne rregull. kur e vidhni juve eshte antishqiptare.

    Përgjigju
  • Anonim: 02/09/2022 13:26

    Sale vis matinaj esht miku yt dhe ti e ke fshehur kur ka ardh edi ne patog esht fut rastesisht tek lokali i xhaxhait te martinaj babai atij qe u vra brilantit dhe i ka then e kemi mbyll dhe ne ball te lokalit dhe ne shtepit e tyre esht resmja jote palaco, djalit tend i ka dhe 200 mij euro per te mar licensen e lijrave te fatit , po ti je plehr ti je me i rezikshem se ky martinaj

    Përgjigju
  • eri: 02/09/2022 13:06

    se kuptoj si ka goj qe flet akoma ky pisi qe cfar ska ber ne kohen e vet lloj lloj te zezash.

    Përgjigju
  • olsi: 02/09/2022 13:05

    berisha perfundimisht na ke ca trapin duke fol budalliqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?