Deputeti demokrat, Agron Shehaj

Projekti i Portit të Durrësit, Shehaj vijon me akuzat: Është skemë mashtrimi për të vjedhur tokën publike

27 Nëntor 2022, 15:30| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 16:27

  • Share

Deputeti demokrat, Agron Shehaj ka ripërsëritur akuzat për projektin e Portit të Durrësit. Deputeti nënvizon se ky projekt është një skemë e madhe mashtrimi ku synohet vjedhja e pronës publike. E gjithë kjo, sipas Shehajt, arrihet me bashkëpunimin dashakeqës të investitorit Alabar dhe kryeministrit Rama.

“Ndërtimet e pallateve në Portin e Durrësit janë projekt personal i Mohamed Alabarit, i cili shërben si fasadë edhe për përfituesit e tjerë nga këto ndërtime. Të gjitha pretendimet që Edi Rama dhe Alabar bëjnë me Emaar dhe Eagle Hills të Abu Dabit janë mashtrime kokë e këmbë. Faktet janë të thjeshta:

“1 Eagle Hills Real Estate Development shpk, me të cilën ka bërë kontratën qeveria Rama, nuk ka ASNJË lidhje pronësore, juridike apo financiare me Emaar Group apo me Eagle Hills Development të Abu Dabit. ASNJË LIDHJE. ZERO. Eagle Hills në Shqipëri me kapital 10 mijë lekë është kompani guackë (pra, kompani pa aktivitet dhe pa kapital), në pronësi të një kompanie guacke (North Hill), e cila edhe kjo është në pronësi të një tjetër kompanie guackë (Symphony Global), që është edhe kjo në pronësi të një tjetër kompanie guackë (Symphony Investment). Ky zinxhir katër kompanish guackë njëra pas tjetrës është tipik për skemat e pastrimit të parave apo riciklimit të parave të korrupsionit apo krimit.”- shkruan Shehaj.

Shehaj theksoi se Alabar nuk është pronari i kompanisë Emaar dhe se ky investitor do të fitojë qindra miliona euro pa hedhur asnjë qindarkë.

“2. Edhe pse ka bërë marrëveshje me kompani guackë, pa asnjë kapital dhe aktivitet, qeveria Rama nuk ka asnjë dokument zyrtar se kush janë pronarët fundorë të këtyre kompanive guackë. Ajo është mjaftuar me një deklaratë personale të formulaur në mënryë aspak profesionale dhe pa vlere të Mohamed Alabarit, i cili ka deklaruar se është ai dhe familja e tij pronarë të kompanive guackë: deklaratë e bërë në një copë letër vetëm me firmë, pa asnjë element zyrtar (kokë, vulë) dhe pa asnjë certifikim (noterizim dhe apostile). Është një letër identike me letrat e bakallit që lëshonte Sudja në kohën e piramidave.

3. Alabar nuk është pronar i Emaar. Ai mund të ketë një përqindje të papërfillshme të aksioneve, por kjo nuk e bën ate pronar te Emaar. Emaar është shtetërore dhe është ne bursë dhe ka me dhjetëra mijëra aksionerë dhe asnjë nuk mund të thotë se është pronar i Emaar.

I gjithë projekti i ndërtimeve në Durrës është një skemë mashtrimi për të vjedhur tokën publike për të ndërtuar me para të korrupsionit dhe të krimit, nën fasadën e Mohamed Alabarit i cili do fitojë qindra miliona euro pa rrezikuar asnjë qindarkë.”- shkroi ai.

Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që mbërritën nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste miratoi me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • maksi: 21/12/2022 02:30

    C'DO GJE QE KA THENE KY DEPUTETI SHEHAJ KANE DALE TE VERTETA,,,,,FOLI PER 20 MILION EURO /KM TEK ASTIRI ,,I DOLI,,,QEVERIA NUK DENOI ASNJE,,,,FOLI PER OLTA XHACKEN QE IU DHA TOKE SHTETERORE PER TE BERE RESORT ME PARA TE VJEDHURA,,,PRAPE I DOLI,,,FOLI PER INVESTIMIN NE BUTRINT NGA KUSHERINJTE E GJIKNURIT,DUKE PRISHUR PARKUN KOMBETAR,,,PRAPE I DOLI,,,PO FLET TANI PER PORTIN E DURRESIT,,KU QEVERIA SOCIALISTE DO TE PASTROJE PARATE E VJEDHURA,,,,JAM I PRIRUR TA BESOJ AGRON SHEHAJN.....ASNJEHERE KY NJERI NUK FLET KOY...ASNJE VOTE ME PER KETE QEVERI HAJDUTE-KRIMINALE.....

    Përgjigju
  • nandi: 27/11/2022 20:34

    shqiperia eshte ne europe e krishtere nuk eshte ne afrike qe te ndertohet nje qytet i ri

    Përgjigju
  • Delinquenti: 27/11/2022 16:39

    Ore zotri por kur ke kaq dokumenta qe ky eshte nje mashtrim PSE NUK SHKO DHE TE BESH NJE DENONCIM??????? apo mjafton zhurma si è jotja dhe e te tjereve per te perhap tym

    Përgjigju
  • Mandi: 27/11/2022 16:23

    Njeri vjedh me Fazlliç tjetri vjedh me Arabet. Mjere populli per keta politikane hajdute

    Përgjigju
  • aleksadros: 27/11/2022 15:55

    ike ore kure berisha yt i dha fazllicit prona nga porto romane pse nuke folet ju bajga

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 27/11/2022 19:58

      Po vjedhjet e tua more moracak pse di tregon ,kujton se fo te shpetosh me ardhjen e sales nepushtet ? Po ti pwrpara se te beheshe bixeshmen ku ke jetuar nr shtepi te komunes ne Bresha mor ferezi dhe nje fite hop u bere bizesmen ,sa ke vjefhur dhe sa pagove per tu bere deputet mor katran te moli mire luli ,tani del fhe brockullit si kurve se je i ndershem ,kthehu fhe beje biznesin ne itali po ta mbajti sumçja ,se keta ti nemerojne dhembet e gojed more faqe zi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?