Dorian Teliti

Projekti i rrugës Milot-Fier, Teliti: Fituesi është paracaktuar, kompani greke me sipërmarrës shqiptarë që pastron paratë e Ramës

1 Korrik 2020, 21:55| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 21:57

  • Share

Pas prezantimitë të projektit të ndërtimit të rrugës Milot-Fier me vlerë 1.2 miliardë euro dhe shpalljes së garës, Dorian Teliti nga PD-ja tha se nuk ka asnjë tender ndërkombëtar për këtë projekt dhe se fituesi është paracaktuar. Ai tha se është përdorur një kompani greke pas së cilës qëndrojnë sipërmarrës shqiptarë që pastrojnë paratë e kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë e DorianTelitit:

Në fundin e qeverisjes së tij të dështuar dhe më të korruptuarën që Shqipëria ka patur në 3 dekada, Edi Rama po bën çdo gjë për t’u pasuruar vetë përmes tenderave dhe koncesioneve të paracaktuar. Rruga që prezantoi sot, Milot-Fier, është modeli sesi qeveria në ikje po përpiqet të grabisë qytetarët deri në momentin e fundit, përmes një të ashtuquajturi tender ndërkombëtar. Nuk ka asnjë tender të vërtetë ndërkombëtar. Binzeset kanë denoncuar se fituesi i aferës 1.2 miliardë euro është paracaktuar, duke përdorur një kompani greke pas të cilës qendrojnë sipërmarrës shqiptarë që kanë pastruar edhe më parë paratë e kryeministrit në kulla kuq e zi. Partia Demokratike po i pasuron këto informacione dhe shumë shpejt do të denoncojmë me detaje aferën më të madhe korruptive të kësaj qeverie në ikje, aferën 1.2 miliardë euro të rrugës Milot-Fier. Ajo që sot u pa sot nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte një shfaqje e shëmtuar me shqiptarët, të cilët po vidhen me çdo vendim të qeverisë në ikje. Fatura që do të paguajnë këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë ku vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese. Afera 1.2 miliardë euro e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut do t’u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

Që qeveritarët aktualë të mbushin xhepat e tyre me miliona euro, qyetarët detyrohen sot nga ky kryeministër që për 35 vjet të paguajnë për të kaluar në autostradat ekzistuese, ku sot të gjithë kalojnë pa para. Me çmimin e bërë publik, një udhëtim vajtje-ardhje në rrugën e prezantuar sot do të kushtojë 17,4 euro, ndërsa një udhëtim vajtje ardhje nga Morina në Fier do të kushtojë jo më pak se 27 euro. Partia Demokratike e ka bërë të qartë qendrimin e saj për vendimet e qeverisë në ikje të Edi Ramës. Çdo vendim i marrë në 12 muajt e fundit përpara zgjedhjeve nuk do të njihet nga qeveria e ardhshme përpara se t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm mbi ligjshmërinë e tij.

Komento

Komente

  • Tosi: 02/07/2020 06:31

    Famulltari i Dioqezes se Shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri paska bere zbulimin e radhes. Tani pritet neperka tabakhone e pd per te hedhur helm kobre mbi kete veper gjigande te Edi Rames nga podiumi i shqupit. Rruga Milot Fier do behet dhe tabakhonja e pd se neperka me helm kobre do ngele me gisht ne goje.

    Përgjigju
  • Pencionisti: 02/07/2020 03:08

    Kjo eshte akuze e forte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?