Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Aktualitet

Projekti i Shërbimeve Mjedisore, Shqipëria ka tashmë kadastrën elektronike të pyjeve dhe kullotave

14 Maj, 10:04| Përditesimi: 14 Maj, 14:09

Projekti i Shërbimeve Mjedisore (PSHM) që nisi zbatimin në vitin 2015 nga Ministria e Mjedisit, kishte si objektiv bazë mbështetjen e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës, dhe nëpërmjet tyre rritjen e përfitimeve monetare dhe jo-monetare për komunitetet në zona të caktuara të projektit, që shtrihen kryesisht në zona të larta malore që preken nga erozioni.

Krahas ngritjes së Sistemit Shqiptar të Informacionit për Pyjet (AlFIS), ky projekt kishte për qëllim gjithashu edhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e inventarit kombëtar të pyjeve dhe kullotave; regjistrimi i pyjeve dhe kullotave të cilat i janë transferuar njësive të qeverisjes lokale;  planifikimi dhe ofrimi i nëngranteve për përmirësimin e menaxhimit të tokës, etj. 
Gjithashtu në kuadër të PSHM janë bërë studime shkencore me objektiv prezantimin e mekanizmave të pagesave për shërbimet mjedisore, e thënë ndryshe, ata që përfitojnë nga shërbimet mjedisore duhet të paguajnë për ofruesit e këtyre shërbimeve. Nga zbatimi i Projektit të Shërbimeve Mjedisore përveçse kemi tashmë një kadastër elektronike të pyjeve dhe kullotave në vendin tonë, kemi një terren më të qartë e të plotë për përthithjen e fondeve të ndryshme që vijnë nga Bashkimi Europian në fushën e mjedisit, pyjeve dhe administrimit të tokave. E po kështu kjo kadastër shërbën si një udhërrëfyes i mirë për hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore, ripërtëritjen e pyjeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.  

Shqipëria do të ketë një sistem informacioni digjital për pyjet dhe kullotat, i standarteve më të larta, të krahasueshme me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Ky sistem është ngritur në kuadër të Projektit të Shërbimeve Mjedisore, bashkëfinancim i Bankës Botërore, Agjencisë Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondit për Mjedis Global (GEF). AIFIS tashmë është  testuar dhe do të jetë shumë shpejt në përdorim nga administrata në nivel qëndror dhe lokal, si një mekanizëm i ri digjital për menaxhimin e të dhënave të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri. Sistemi do të administrohet nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, ndërsa menaxhimi i të dhënave dhe përditësimi i tyre do të bëhet nga departamentet teknike të pyjeve dhe kullotave pranë bashkive dhe administratës qendrore dhe rajonale të zonave të mbrojtura.Përdorues të këtij sistemi do të jenë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore, Tiranë.

Gjithashtu, cilido i interesuar: (i) për hartim planesh menaxhimi për pyjet dhe kullotat; (ii) për realizim shërbimesh mjedisore në sipërfaqe pyjore apo kullosore; (iii) për zbatim të planeve të biznesit; apo (iv) për qëllime studimi; , do të ketë një informacion të plotë digjital e alfanumerik për çdo pasuri të regjistruar apo të paregjistruar, qoftë kjo pyll apo kullotë. Sistemi shqiptar i informacionit për pyjet dhe kullotat pëmbledh për herë të parë të dhëna kadastrale të unifikuara e formatizuara nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe qëndrore, duke ofruar në këtë mënyrë një platformë unike që adreson si duhet një problem të hershëm për këto pasuri të përbashkëta. 

Facebook https://www.facebook.com/projectenvironmental

Instagram, https://www.instagram.com/esp_albania/

Youtube  https://www.youtube.com/channel/UC802mUgp_omrPMAWpdV44ZA 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?