Projekti i stadiumit të ri ‘Selman Stërmasi’, pritet votimi në Këshill Bashkiak! PD: Po grabiten pronat publike për kullat e betonit

11 Shtator, 16:06| Përditesimi: 11 Shtator, 16:13

  • Share

Stadiumi Selman Stërmasi, që aktualisht është në përdorim nga klubi i futbollit Tirana, shumë shpejt pritet të shembet për t’i lënë vendin një projekti të ri, që përfshin edhe një impiant modern futbolli.

Bashkia e Tiranës, siç zbulon Report TV, ka përgatitur një relacion tw projektit, i cili do kalojë për votim në këshillin bashkiak, me qëllim për t’i hapur rrugën investimit, që do të administrohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve.

Rijetëzimi i ‘Selman Stërmasi’, sipas këtij relacioni përfshin edhe aneksin e stadiumit, një fushë pranë tij të pashfrytëzuar, me një sipërfaqe totale prej 27.446 m2 që do kthehet në një mundësi për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në funksion të përforcimit të infrastrukturës urbane dhe sportive në Shqipëri.

Nw relacion thuhet se projekti synon kthimin e zonës në një qendër multifunksionale dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonomi. Kjo do të arrihet përmes shtimit të aktiviteteve të biznesit në zonën e zhvilluar.

Lajmin për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’, që aktualisht shërben vetëm për koncerte, e dha vetë një ditë më parë kryebashiaku Erion Veliaj, ndërsa në relacion thuhet se bashkia duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin Tirana për projektin, pasi bardheblutë e kanë në përdorim stadiumin të paktën edhe për 4 vite të tjera.

Mirëpo në pritje të projektit të rijetëzimit të stadiumit, PD ka reaguar ashpër duke thënë se ‘po grabitet një truall publik për ndërtimin e një ose disa kullave të betonit’. Sipas anëtarit të kryesisë Grigels Muçollari ‘ky projekt do jetë me kulla dhe biznese, por pa gjelbërim’. Të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe Dorian Teliti, i cili ka pohuar se ‘4 kulla do ndërtohen në këtë zonë pa konsultim publik’.

Stadiumi Selman Stërmasi, që njihet ndryshe edhe stadiumi ‘Dinamo’, është ndërtuar në vitin 1955 dhe është rikonstruktuar për herë të fundit në 2015. Prej disa muajsh, për shkak të amortizimit, aty nuk luhet më futboll, por përdoret vetëm për koncerte.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bom: 17/09/2024 17:14

    "Ne ecim prapa, vetëm prapa, Ne ecim prapa nuk e kthejmë kokën para! Ta nguli betonin, t'i pastroj paret! Të presim pemët dhe ta betonizojmë Shqipërinë!" Kjo është kénga e PS

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2024 02:14

    Maskarenjte! /E amortizojne/ per kulla e nuk lane nje cope gjelberim! Do te presin pemet qe rrethojne stadiumin,do te zene me kulla dhe ate pak gjelberim qe i ka mbetur para dhe kane paturpesine t'a votojne jo ne popull,por vetem ne keshillin bashkiak se i kane votat gati! Ai stadium mund te rinovohej si sheshi /Skenderbej/.Nen stadium e perreth mund te germonin thelle e te krijonin parkim nentokesor e bile dhe ca nga ato /multifunksionalet/ gjoja per sport e urbane qe kane plan,stadiumit siper mund t'i krijonin tenda te lehta xhami,pa prere pemet,mjafton te konsultoheshin me arkitekte japoneze,kurse pjesa e brendeshme,nuk ka gje qe nuk riparohet e te behet moderne e nuk ka gje jashte perdorimit qe te justifikoje shembjen komplet,sepse nuk eshte bere prej shtufe si teatri.Dhe per cfare vlere te shtuar ne jeten socio-ekonomike behet fjale kur thone aty do te shtohen aktivitetet e biznesit?! Ne ate zone s'ka mbetur pallat pa u zgavruar e bere biznes,e nuk po flasim per pallatet e rinj,por per te vjetrit.Nuk u ngopen maskarenjte?!S'kemi nevoje per biznese,por per gjelberim.Kishe qejf te dilje me pare ne ate zone,s'ishte e nevojshme te shkoje as tek parku i liqenit, se parku ishte aty tek dera dhe tani duan t'a shkaterrojne nje nga te fundit copeza te gjelbera qe kane mbetur te lira ne Tirane! Njerez ngrihuni,mos harxhoni energjite per maskarenj si Berisha,Meta,Rama e Veliaj,ngrihuni e mbroni keto e cdo gje te bukur qe po gllaberohet e zhduket cdo dite nga lakmia e oligarkeve dhe vaniteti i politikaneve tane te korruptuar qe justifikojne cdo pazarllek e maskarllek si /vlere e shtuar ne jeten socio-ekonomike/gjasme!!

    Përgjigju
  • China: 11/09/2024 18:02

    Bjeri nga kina bjeri, rrotulloje me llafe e dokra te medha se ne fund kjo histori ska si beje ndryshim nga hajdutlleqet e tjera qe i behen ketij vendi. Kulla betoni do beni edhe 3% do ngelet terren sportiv. Tamam media kazani jeni e tmerrshme sa lodheni e lodheni qe ti beni tranazh mendjes pierdhur te te shkreteve patronazhiste. Shkurt e sakte, i erdhi radha per betonizim dhe marrje fryme edhe zones se stadiumit dinamo. Kaq. Suksese ne jete vetem perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?