Mbi 2.5 miliardë euro investim, 2800 hektarë tokë dhe kapacitet për 10 mijë ushtarë. Këto përfshin projekti për bazën e re më të madhe të NATO-s në Europë, i cila pritet të ndërtohet në aeroportin ushtarak 'Mihail Kogalniceanu', në Rumani.
Projekti me vlerë kolosale përfshin zgjerimin e aeroportit në fjalë, i cili ndodhet në Konstancë, qyteti port që ka një peshë tejet strategjike për NATO-n në bregun e Detit të Zi.
Po ashtu, projekti përfshin dhe ndërtimin e pistave të reja, hangarëve, zonave të ruajtjes së municioneve, karburantit dhe materialeve të mirëmbajtjes, riparimit, shkollave, dyqaneve, akomodimit, farmacive. dhe një spital.
E thënë ndryshe kjo bazë ushtarake e NATO-s në Rumani do të jetë 20 për qind më e madhe se baza e aleancës në Ramstein të Gjermanisë, e cila aktualisht baza më e madhe e NATO-s në Evropë .
Që nga viti 1999, baza ‘Mihail Kogalniceanu’ është përdorur nga trupat amerikane dhe aktualisht ka ushtarë nga Divizioni 101 Ajror dhe avionë luftarakë të NATO-s që kryejnë misione të policisë ajrore.
Rumania ka qenë prej kohësh një qendër kryesore për operacionet e NATO-s në rajonin e Detit të Zi. Mijëra trupa amerikane janë vendosur në vend për të kryer misione trajnimi dhe sigurie që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës./ Corriere Della Serra
Komente
