Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka është duke u prononcuar në një takim katërlateral në Brindizi në kuadër të Projektit Korridori 8.
Ministrja tha se ky projekt nuk është thjesht një projekt infrastrukturor por mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi. Në takimin me homologët e saj italian, të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ministrja thotë se kësaj ideje do i shkohet deri në fund pasi konsiston në një transformim të gjendjes sonë ekonomike.
"Është kënaqësi të punojmë së bashku për të çuar përpara këtë axhendë. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë.
Kërcënimet e sigurisë në Evropë bëjnë që bashkëpunimi të jetë mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin. Është shumë kënaqësi të shohësh një angazhim kaq të madh për ta bërë Korridorin VIII realitet. Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor, ai është parashikuar si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi.
Ky projekt do të ndihmojë në kthimin e Adriatikut në det që na bashkon dhe transformon gjendjen tonë ekonomike. Jam e inkurajuar nga përkushtimi i Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”- tha Xhaçka.
* “Korridori 8” është projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, pasi do të çojë në një rang tjetër flukset në porte, aeroporte dhe logjistikë
Në përditësim...
Para se te besh keto kryevepra rezervo nje dhome te mire te burgu grave zonja merimang
Përgjigju