‘Skemë mashtruese’, ambasada e SHBA-së: Projekti 'Let’s Talk Together About US24' s’ka lidhje me ne! Kini kujdes, mos bini pre

6 Qershor, 15:27| Përditesimi: 6 Qershor, 15:52

  • Share

Një projekt i quajtur si ‘Let’s Talk Together About US24.’ nuk ka lidhje me ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ka qenë vetë ambasada e cila ka ngritur alarmin dhe ka informuar qytetarët që të bëjnë kujdes të mos bien pre, pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA.

Ambasada e SHBA-së nënvizon se po bashkëpunon me policinë për hetimin e përmasave të kësaj skeme mashtruese.

Më tej ambasada e SHBA-së u bën thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Në përfundim të reagimit ambasada e SHBA-së thotë se çdo qytetar të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.

'Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.'- njofton ambasada e SHBA.


Lajmi kryesor:

'Let’s Talk Together About US24' / Skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA! E implikuar dhe zyrtarja e Drejtorisë Arsimit Parauniversitar, i kontrollohet banesa


M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?