100 shqiptarët që iu bashkuan Isis në Siri dhe Irak një pjesë e të cilëve janë kthyer në vendin tonë ndërsa një pjesë vijojnë të mbeten në këto vende do ti nënshtohen një mbikëqyrje të specializuar nga ana e autoriteve shqiptare.
Kjo shifër u bë e ditur nga drejtori i qëndrës së ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati në një tryezë diskutimi me përfaqësues të OSBE teksa shtoi se këtij proçesi i janë nënshtruar edhe 15 të dënuarit për veprat penale të terrorizmit.
“Ka një axhendë bashkëpunimi në rajon kryesisht me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Rreth 1000 shtetas të europës juglindore nga të cilët mbi 100 shqiptar iu bashkuan teatrit të luftës në Siri dhe Irak duke iu atashuar ISIS-it dhe Al Nusrës dhe aktualisht mbi 500 prej tyre janë në proces kthimi.
Shqipëria ëshë në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthehen dhe të riintregrohen”, u shpreh drejtori I qëndrës së ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati.
Nga ana tjetër ambasadori I OSBE-së, Bernad Borchardt premtoi se do të vijojë mbështetja ndaj Shqipërisë për këtë proces të vështirë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit.
“Rreth një muaj më parë, një burrë goditi me thikë pesë persona në qendër të Londrës, duke vrarë dy prej tyre. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin. Shumë shpejt rezultoi se sulmuesi kishte qenë i dënuar për krime terroriste më parë, dhe kishte qenë në burg. Ky incident na rikujton se sa e rëndësishme është lufta kundër pikëpamjeve radikale në burgje. Gjithashtu, na tregon se sa shumë mbetet ende për t’u bërë në këtë drejtim ”, tha ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt
Zbatimi i projektit, i cili u mbështet financiarisht nga qeveritë austriake, suedeze, gjermane dhe italiane, filloi në nëntor 2017, me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Ministrinë e Drejtësisë dhe Koordinatorin Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ky projekt për shtimin e masave dhe monitorimin e të dënuarve për vepra penale që lidhen me terrorizmin mundësohet nga vëndet e BE-së.