Politikë

Projekti për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Rama: Prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare, t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane 

8 Prill, 08:40| Përditesimi: 8 Prill, 13:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamjet e projektit se si do të duket stadiumi ‘Selman Stërmasi’ pas rikonstrukrimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se OMA Studio, prestigjiozja e arkitekturës ndërkombëtare do t’i japë Tiranës një tjetër qendër të bukur urbane, plot jetë e atraksione.

OMA u zgjodh kompania fituese e garës ndërkombëtare për projekt ide arkitekturore për rilindjen e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ më 4 prill.

Kryetarja e jurisë ndërkombëtare Amanda Levete pasi shpalli kompaninë fituese bëri edhe sugjerime lidhur me projektin e tyre.

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të transformohet, duke u kthyer në një strukturë urbane të rigjallëruar, me sheshe publike të gjalla, hapësira të gjelbra dhe zona me përdorime të përziera për të stimuluar vitalitetin social dhe ekonomik.                                                                                                                                                                    

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TONI: 09/04/2025 13:22

    PSE NUK THONE KULLA ME NJE STADIUM BRENDA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?