Politikë

Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, edhe votimi dhe numërimi elektronik konfirmon fitues PS! Xhafaj merr mbi 1/3 e votave të socialistëve, Agron Shehaj votohet më shumë se Basha! Shehi mposht Berishën

26 Prill 2021, 08:20| Përditesimi: 26 Prill 2021, 11:51

  • Share

Aplikimi për herë të parë i votimit dhe numërimi elektronik në njësinë nr. 10 në Tiranë, por dhe risia e votës preferencial për secilin kandidat ka nxjerrë në pah se kush nga politikanët është vërtetë i preferuar dhe i vlerësuar nga qytetarët. Votimi dhe numërimi elektronik në njësinë 10 në Tiranë, konfirmon fituese PS, ashtu siç ka dalë deri tani edhe manualisht në rang qarku të Tiranës duke treguar se ky sistem funksionin me saktësi duke ruajtur integritetin e votës. Kandidati Fatmir Xhafa, i renditur në vend të 23 dhe në zonën e tij ka marrë shumicën e votave për socialistët. PS konfirmohet fituese me 6007 vota, ndjekur nga PD me 4550 dhe më pas LSI me 628, ndërsa PSD ka marrë 208.

Lajmin më të madh duket se e ka bërë vota preferenciale, ku vihet re se në PD, kandidati Dashamir Shehi ( me një parti thuajse inekzistente LZHK) ka mundur liderin historik të PD, Sali Berishën. Shehi ka marrë 355 vota, duke ja kaluar edhe Sali Berishës që ka marrë vetëm 238 vota. Lideri historik i PD, Berisha ëhstë mundur edhe nga prurjet e reja brenda partisë, ku konkretisht Ori Nebiaj ka marrë 469 vota. Gjithashtu brenda PD në këtë njësi është mposhtur edhe kryedemokrati Luzlim Basha në votën preferenciale nga Agron Shehaj. Shehaj ka marrë 525 vota, ndërsa Lulzim Basha që ka marrë 492 vota.

Ndërsa LSI thuajse po shkon drejt zhdukjes në këtë njësi, ku vetë Monika Kryemadhi ka mundur të marrë vetëm 81 vota, e cila renditet e para në listë, ndërsa anëtarët e tjerë të njohur të LSI që renditen poshtë saj si Erisa Xhixho, Petrit Vasili apo Klajda Gjosha kanë marrë përkatësish 16, 14 dhe 32 vota.

Ndërsa në PS kandidati më i votuar është Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë në total 2795, duke lënë pas me diferencë shumë të madhe kandidatët e tjerë, ndjekur nga Belinda Balluku me 243 vota dhe Mimi Kodheli me 187 vota.

Rezultatet në njësinë 10 në Tiranë janë shfaqur live, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili tha se rezultati është i saktë dhe ruan integritetin dhe fshehtësinë e votës.  

Votat e partive në njësinë 10 në Tiranë

Vota preferenciale për kandidatët e PS në njësinë 10 në Tiranë

Vota preferenciale për kandidatët e PD në njësinë 10 në Tiranë

Vota preferenciale për kandidatët e LSI në njësinë 10 në Tiranë

( Kliko këtu ) Tabelat e plota me numrin e votave për partitë dhe kandidatët

Ora 08:46
Celibashi: Historitë e komisionerëve të lodhur të marrin fund, diskredituese për vetë partinë! Numërimi s'duhet të ndalet, të zëvendësohen

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha nga njësia 10 se rezultati doli ashtu siç ishte parashikuar në orën 8. Ai tha se kjo mund të dilte edhe më herët por që u vonua që të gjitha partitë të ishin të sigurta pasi numërimi dhe votimi elektronik u bë për herë të parë. Ai gjithashtu bëri thirrje që partitë të marrin masat që të zëvendësojnë komisionerët e lodhur në mënyrë që të mos ndalet procesi i numërimit. Celibashi tha se historitë e komisionerëve të lodhur duhet të marrin fund pasi janë diskredituese për vetë partinë.

"Ky rezultat mund të ishte shpallur edhe më herët, por meqë ishte hera e parë që e implementonin dhe gjithsecili prej palëve kishte meraqet e veta, u dakordësuam ta shpallnim sot në orën 8:00. Sistemi i votimit elektronik është 100 % i sigurt në ruajtjen e integritetit dhe fshehtësisë së votimit. Nga raportimet që ka KQZ në pikëpamja e administrimit ka pasur disa përmirësime, kemi patur jo një përmbushje të mirë të përgjegjësive të tyre për raportimin e pjesëmarrjes, pasi pajisja që përdorëm e mundësonte këtë që të dhënat të ishin më të shpejta. Ka disa probleme në disa KZAZ mbi mënyrën se si grupet e numërimit po bëjnë procesin e numërimit, janë sporadike si raste, si raste kur komisionari u lodh dhe do pushim. Kjo është papërgjegjshmëri e tyre. Ata që lodhen le të zëvendësohen me anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit. Historitë e komisionerëve të lodhur apo të sëmurë duhet të marrin fund, janë diskredituese për vetë partinë", tha Celibashi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/04/2021 02:26

    Mendoj qe votimi preferencial eshte menyra me e mire dhe me e sakte, per te zgjedhur kandidatet e duhur.Votimi i partive, ben vetem qe kandidatet qe jane nxjerre me <<shqelma>> nga dera ,me ane te votes se popullit,te futen nga dritarja. Menyra e votimit ka akoma nevoje per permiresim.Ne U.S.A.votimi behet vetem per persona me emrin e partise ne kllapa anash.Mendoj qe Shqiperia duhet t'a marre si shembull kete formule ne te ardhmen,pasi menyra e votimit ka akoma nevoje per permiresim.

    Përgjigju
  • Lui: 26/04/2021 09:10

    Votimi i Shehajt me shume se vete Basha do te thote qe ne ate parti ka nevoje urgjente per rinovim idesh dhe sidomos personazhesh. Per te qene i sinqerte vetem Shehaj me ka ngjallur simpati ne ate parti. Eshte i vetmi me kembe ne toke, dhe personi me pozitiv dhe pa interes vetjak.

    Përgjigju
    • Musi: 26/04/2021 10:24

      Po sheme e drjet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?