Ministrja Evis Kushi dhe Ambasadori i Zvicrës në Tiranë Adrian Maître

Politikë

Projekti ‘Shkolla për Shëndetin’/ Ministrja Kushi takon ambasadorin zviceran: Të angazhuar në projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit

14 Shtator 2021, 08:00| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 08:06

  • Share

Shqipëria pritet të zhvillojë projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit me Ambasadën Zvicerane në Tiranë.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë Adrian Maître, në ambientet e MARS, ku kanë biseduar për projektet e përbashkëta në fushën e Arsimit dhe kërkimit shkencor.

"Me Ambasadën Zvicerane në Tiranë kemi vullnetin për të zhvilluar projekte të përbashkëta në fushën e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor. Një prej tyre është edhe projekti 'Shkolla për Shëndetin', për të cilin diskutuam gjerësisht me Ambasadorin e Zvicrës në Tiranë Sh. T. Z. Adrian Maître'- shkruan Ministrja.

Kushi nënvizon më tej se të dyja palët do të angazhohen për zbatimin me sukses të kësaj nisme, me qëllim përfitimin nga ana e nxënësve, mësuesve, familjeve e komuniteteve nëpërmjet promovimit të sjelljeve e praktikave të shëndetshme për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?