Banorët në Bërxullë

Projekti Thumanë-Kashar u prek pronat, banorët e Bërxullës në protestë bllokojnë njërin kah të rrugës së Rinasit: Vjedhje galopante, shteti të mos heshtë

30 Prill 2023, 10:58| Përditesimi: 30 Prill 2023, 11:03

  • Share

Banorët e Bërxullës të cilët prej më shumë se 7 muajsh protestojnë për të përfituar shpronësime në vlerën e tregut për pronat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, kanë dalë edhe sot në protestë duke bllokuar njërin kah të rrugës së Rinasit.

Pavarësisht se morën një premtim nga drejtori i Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë se pronate tyre do certifikohen, ata kërkojnë një vlerësim të banesave me vlerën e tregut si dhe duan që shteti t’u gjejë tokën ku do stabilizohen.

Ndonëse morën premtim nga drejtori i Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë se pronat e tyre do të certifikohen, kërkojnë vlerësimin e banesave dhe të gjejë tokën ku do të stabilizohen.

Banorët u shprehën edhe ditën e sotme se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre duke u shtuar se shteti po hesht sepse po kryhet vjedhje ndaj tyre.

“Heshtin se e dinë që na takon dëmshpërblimi dhe rruga dytësore. Heshtja tregon vjedhje, shtet diktatorial. Kjo është vjedhje galopante, shpiku Edi Rama koncesion vetëm për të vjedhur popullin”- u shpreh njëri prej banorëve.

Ndërsa një tjetër banor u shpreh i vendosur për të mos u tërhequr nga protesta dhe tha se nuk do të lejojë askënd t’i shembë shtëpinë nëse nuk i jepet dëshmpërblimi sipas vlerës së tregut.

“Nuk ka burrë nëne të na mposhtë. Edhe ne si Luizi në Big Brother do fitojmë, do marrim fitoren Nuk ka burrë nëne të ma shembë shtëpinë mua. Ose pozicionet e Ramës ose shtëpia ime. Se unë 10-15 vite kam, po të paktën fëmijët të mos rrinë në siklet”- shtoi ai.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Ata kanë kërkuar që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë hetimet për projektin. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/05/2023 00:22

    Ju jeni ne te drejten tuaj te protestoni,por c'faj kane udhetaret qe shkojne e vijne nga aeroporti te penalizohen per shkakun tuaj?! E keni idene cdo te thote te te digjet bileta e udhetimi per shkak te nje proteste qe s'ka te beje me aeroportin,aq me keq kur te duhet te marresh nje avion te dyte tranzit? Jo qe humb parate e paguara per bileta dhe udhetimin,por as nuk kompensohesh dot,as te japin te drejten per ne nje avion tjeter.Ne doni te protestoni bllokoni dyert e zyrave pergjegjese,jo rruget,sidomos ato qe kane lidhje me aeroportet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?