TIRANË- Nënshkruhet marrëveshja e zhvillimit për projektin turistik të Portit të Durrësit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed El Alabbar. Dy miliardë euro është vlera e këtij projekti të rëndësishëm përmes të cilit synohet të transformohet tërësisht qyteti i Durrësit dhe të kthehet në një epiqendër të turizmit në Mesdhe. Kryeministri Edi Rama tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do t’i hapë rrugë punën në kantier e që do të çelë përgjatë gjithë zhvillimit të tij 12 mijë vende të reja pune.
Mohamed Alabbar themeluesi dhe pronar i kompanisë EMAAR me qendër në Dubai garantoi qytetarët shqiptarë se nuk do t’i zhgënjejë me këtë projekt 35-vjeçar, të cilin e cilësoi madhështor. Alabbar tha se në Durrës një nga teknologjitë më të përparuara edhe se në Dubai. Ai tha se vigjilenca e Qeverisë shqiptare për gjithçka lidhej me projektin ka qenë shumë më e lartë se e të gjitha vendeve tjera.
"Askush nuk e ka pasur vigjilencën lart ndaj meje sesa qeveria shqiptare. Kam ardhur dhe jam ankuar sepse nuk isha mësuar me këtë. Por ja ku jemi tani dhe jemi shumë krenar për këtë arritje", tha Alabbar.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u përgjigj akuzave të opozitës, duke thënë se në këtë projekt shteti nuk ka asgjë nën rrogoz, pasi ndryshe s’do të merrte 33% të aksioneve. Rama theksoi se ky Porti i ri i Durrësit do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik.
"Nuk diskutohet që Durrës Yacht & Marina hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë, që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik, por Durrës, Marina hyn edhe si një konkurrent në një treg shumë më të gjerë sesa tregu shqiptar, në tregun ndërkombëtar, një konkurrent, i cili do të ofrojë, jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye, në rast se realisht do të punojë, që ta shohë ardhmen jashtë vendit. Procesi nuk ka asgjë nën rrogoz se po të kishte diçka nën rrogoz shteti nuk do të kishte dot mundësinë të merrte 33 % të aksioneve", tha Rama.
Marrëveshja u firmos nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, investitori Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti.
Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.
Kryeministri Edi Rama ka folur për Portin turistik të Durrësit pas nënshkrimit të marrëveshjes së zhvillimit me investitorin Alabbar. Rama tha se tani është koha për të nisur puna në terren. Ky projekt sipas Ramës do të sjellë impakt të shpejt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
“Tani është koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, me shumë yçkla në aspektin tekniko-ligjor dhe me firmosjen e kontratës sot, ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të ri punësimi dhe këtu dua vetëm të në pak minuta të ndalem, sepse të tjerat janë thënë, janë thënë, stërthënë, nuk diskutohet që Durrës Yacht & Marina hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë, që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik, por Durrës, Marina hyn edhe si një konkurrent në një treg shumë më të gjerë sesa tregu shqiptar, në tregun ndërkombëtar, një konkurrent, i cili do të ofrojë, jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye, në rast se realisht do të punojë, që ta shohë ardhmen jashtë vendit. Durrës, Marina do të sjellë mbrapa njerëz në vendin e tyre, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga vende të tjera për të punuar këtu në Shqipëri, sepse për natyrën e këtij investimi dhe për ambicien e këtij investimi, e thashë, është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe, në një botë si ajo e turizmit që është një botë marramendëse për nga oferta, për nga kërkesa, për nga larmia e pafundme e aktorëve dhe pikërisht për këtë ambicie, Durrës,Marina do duhet të bëjë realitet të gjitha këto që ne sot vetëm i dimë nga konkluzionet logjike të një investimi që është pa diskutim, jo vetëm më i madhi në vendin tonë, por edhe mbase më i madhi edhe në historinë e rajonit si investim i drejtpërdrejtë i huaj.
Deri dje, shumëkush thoshte, “Shikoni Maqedoninë, shikoni Malin e Zi, shikoni çfarë bëhet, ku janë investimet, ku janë investitorët e mëdhenj”? Ky investim vjen jo nga qielli, por si rezultat i vendosjes së një baze të re, të një niveli të ri për Shqipërinë turistike, për Shqipërinë e të nesërmes, një vend që krijon besim, një vend që me rezultatet e arritura deri tani, shfaq një potencial të jashtëzakonshëm. E fundit qe kam, është modeli i ri i zhvillimit për nga aspekti i qëndrueshmërisë, në raport me mjedisin që sjell ky investim.
Pak është folur për gjithë transformimin e vijës bregdetare që sot është një vijë e stërndotur nga shumë dekada e nga shumë kohë hedhjesh të mbetjeve të anijeve ngjitur me plazhin më të madh të Shqipërisë, ndërkohë që investimi do të transformojë tërësisht të gjithë parametrat mjedisorë të një zone, e cila është një nga zonat më të ndotura dhe ndotëse, në zemër të qytetit më të madh turistik të vendit, ashtu sikundër investimi do të sjellë edhe zgjidhje të reja për energjinë, për eficensën energjetike, për të garantuar energji të gjelbër përmes diellit dhe njëkohësisht për të garantuar energji të lirë për ata që do të shfrytëzojnë investimin në aspektin e marrjes në zotërim të tyre, të apartamenteve kur bëhet fjalë për apartamentet, por edhe për koston, shpenzimet e gjithë hotelerisë dhe të gjitha shpenzimet dhe ky është një investim që në radhë të parë do ta gëzojnë shqiptarët, jo vetëm thjesht për impaktin që do të ketë, por edhe për vetë atë që do të ofrojë brenda për brenda sepse janë shqiptarët qartësisht më të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj zemre të re të qytetit të Durrësit, janë shqiptarët që do të përfitojnë nga ky investim, duke pasur më shumë në dispozicion dhe janë shqiptarët që pa dyshim do të krenohen nesër më shumë se gjithë të tjerët për këtë flamur të ri të ndryshimit dhe transformimit që ngulet në gjithë unazën mesdhetare. Dua ta falënderoj të gjithë skuadrën tonë e cila ka qenë fantastike, në një punë jo të lehtë. Me një kompani luan në botën ekonomisë globale dhe me një sipërmarrës si miku ynë Mohamed Alabar që njihet botërisht për çka ka bërë, për eksperiencën dhe që ka kapacitete të angazhojë skuadra juristesh nga më të mirët, pa diskutim në botë dhe në Shqipëri. Dhe skuadra jonë ka qëndruar me shumë vendosmëri për të arritur një kontratë, e cila është një kontratë e drejtë dhe në të cilën për herë të parë shteti shqiptar është ortak i drejtpërdrejtë, me 33% të aksioneve, pikërisht sepse procesi nuk ka asgjë nën rrogoz se po të kishte diçka nën rrogoz shteti nuk do të kishte dot mundësinë të merrte 33 % të aksioneve dhe kjo është një tjetër arsye për të qenë shumë krenar për këtë. Dhe duke qenë se përvese të tjerash unë jam dhe deputet i Durrësit, jam i lumtur që së bashku me Anin kryetaren e bashkisë të mbështesim me të gjithë forcën këtë projekt dhe e shoh me gëzim ditën kur Ani, unë, Belinda, të gjithë ne do të shikojmë këtë ëndërr të kthyer në realitet dhe do të mund t’u themi fëmijëve tanë se ne ishim kur u mendua të hidhej vija e parë në letër për këtë projekt që do të jetë siç e thashë një lokomotivë e re zhvillimi ekonomik dhe social për Shqipërinë, por që mbi të gjitha do ti jap Shqipërisë një arsye më shumë për krenarinë kombëtare”, tha Rama.
Investitori Mohamed El Alabbar, i cili do të ndërtojë Portin e Durrësit, tha sot pas firmosjes së marrëveshjes së zhvillimit se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, me teknologji shumë avangardë. Ai tha se vigjilenca e Qeverisë shqiptarë për gjithçka lidhej me projektin ka qenë shumë më lart se të gjitha vendet e tjera.
“Do të doja të falënderoja ekipin e shkëlqyer që ju keni dhe që gjatë viteve të shkuara kanë punuar shumë fort që ne të vijmë këtu. Të gjithë kemi punuar fort, duke besuar se kjo do të ndodhte por në të njëjtën kohë shikojmë reagimin e njerëzve për vizionin tuaj. Askush nuk e ka pasur vigjilencën lart ndaj meje sesa qeveria shqiptare.
Kam ardhur dhe jam ankuar sepse nuk isha mësuar me këtë. Por ja ku jemi tani dhe jemi shumë krenar për këtë arritje. Unë po mësoj. Ky është një rrugëtim i jashtëzakonshme. Përgëzime për mënyrën se si e keni përzemër vendin tuaj. Këta njerëz që punojnë me ne, në Shqipëri, po implementojnë një nga projektet më të mira në botë dhe më pas do të eksportojnë dije.
Në Durrës do të jetë një nga teknologjitë më të përparuara. E gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Imagjinoni se si do të shkojë puna për zgjidhjen për heqjen e mbetjeve, pra teknologji shumë e përparuar.
Njerëzit janë entuziastë për këtë projekt. Ju vazhdoni t’i bëni gjërat me shumë zemër shkelqësi. Rruga jonë para është shumë entuziaste”, tha ndër të tjera Alabbar.
Nji projekte kaqe i mathe qefirmoset nga nji zvens minister e me te dryshoi qe ka shume prapaskena dhe do ti ngexen ketij mjerani.
PërgjigjuKrykrimineli firmor tradhti kombëtare për çdo ditë sikur ky vend të ishte pron private e Kristaq vrasësit, kurse populli Shqiptarë fle dhe ëndrron
Përgjigjuprit gomar te mbije bar....
PërgjigjuSic duket suflacexhinjt jan duke duartrokitur, qe nuk komentojn.
Përgjigjupo jepi edhe tiranen qe ta ndertoje nga e para ky alabari, se ky din te ndertoje
PërgjigjuDurrësi i ështé dhën serbis fashiste o vlla, ky arabi ështé vetëm maskim i pështirë
Thote ai qe thoshte kryebashkiaku i vores eshte engjell
PërgjigjuKjo eshte mrekullia , tani hallet mbaruan cdo shqiptar apo cdo durrsaku do ti duhet te nderroj portofol se keto qe kane nuk i mbajne dot te mirat qe po na sjell Arabia saudite
PërgjigjuIshalla sndertohet, qe bole si puna jote te vazhdojne te hane fara ke lagjja
Gjynaf qe nuk e keni marre don Lazen qe edhe ai te kete nje foto publike, me ne fund. Apo e paskshi lene kur te shqyheni ke dreka peshkut....
PërgjigjuPune te mbare Alabbar...!
Përgjigjuky do jete me te vertet nje investim dinjitoz
PërgjigjuPse se firmosi Rama nji ivestim kaqe te mathe pore i bleri ngastani i Sales.
Cdo gje ju thoni kryeminister eshte me se e vertet,keshtu vazhdoni mos i degjoni negativet
PërgjigjuDhe kur firmos Besard Kadia , djali i ish keshilltarit te Berishes kjo gje duhet besuar.
Përgjigjupo ku i ke gjet keto emra opallhajde... i ati eshte dhendri???
Europarlamentaret edhe mund te korruptohen ndersa arabet nuk kane shanse or teeeejjjjj