Hotelet nuk deklarojnë turistët, qeveria referencë për shfrytëzimin e dhomave, u cakton kapacitetin minimal! Gjobë për shkelësit (Projektligji)

30 Janar, 13:15| Përditesimi: 30 Janar, 14:40

  • Share

“Vitin e ardhshëm do keni një referencë dhe shteti do marrë atë që mendon se i takon, nën atë s’ka shans”, u shpreh kryeministri Edi Rama në 3 tetor 2023.

Ky paralajmërim i kryeministrit Edi Rama ndaj hoteleve që nuk deklarojnë numrin real të turistëve, tashmë pret dritën jeshile nga komisionet parlamentare dhe Kuvendi.

Në projektligjin për turizmin, qeveria ka parashikuar që të vendosë referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve. Referuar draftit të dërguar në Kuvend, është vendosur që referenca të mos jetë me çmim të dhomës por me nivelin e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Në pikën 7 të nenit 64 të këtij projektligji thuhet se do të jetë Këshilli i Ministrave që do të caktojë se sa do të jetë niveli minimal i kapacitetit të shfrytëzimit për një periudhë të caktuar, me qëllim që të rriten të ardhurat tatimore. Pra një hotel që ka 100 dhoma, Këshilli i Ministrave do të i vendosë një limit nën të cilin nuk mund të deklarojnë shfrytëzim.

“Sipërmarrësi turistik ka detyrimin të deklarojë kapacitetin e shfrytëzimit të strukturës akomoduese, i cili, për qëllime tatimore, nuk mund të jetë më i vogël se niveli minimal i shfrytëzimit. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin dhe të ministrit përgjegjës për financat, përcakton periudhën e shfrytëzimit dhe nivelin minimal të kapacitetit të shfrytëzimit për strukturat akomoduese”, thuhet në nenin 64 pika 7 e projektligjit.

Ky ndryshim, vjen për shkak të informalitetit të lartë që ka në sektorin e turizmit, pasi hotelet edhe pse ishin plot, edhe në pikun e sezonit turistik ata deklaronin se po shfrytëzojnë 50-60% të kapaciteteve të tyre.

Kjo fshehje e numrit real të akomodimeve, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e buxhetit qendror por edhe tek të ardhurat e pushtetit vendor, pasi për rrjedhojë nuk është deklaruar xhiroja reale e bizneseve e nuk janë paguar taksa.

Po ashtu në projektligj është saktësuar se nëse subjektet nuk deklarojnë saktë numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, gjobiten me 150 mijë lekë. Po ashtu gjobë 100 mijë lekë do të marrin edhe ato struktura që bëjnë deklarim të pasaktë për të dhënat statistikore pasi cenojnë të dhënat mbi turizmin.

Ndryshimet që parashikohen në ligj kanë të bëjnë edhe regjistrimin e njësive akomoduese që deri më tani kanë dhënë apartamente, dhoma, shtëpi me qira në ARBNB të pa-certifikuara, si dhe ashpërsim të gjobave për subjektet që shkelin ligjin.

Të gjitha masat si administrative, sipas relacionit do të rriten të ardhurat në masën 10-15%, në krahasim me vitin 2023.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipëria: 31/01/2024 09:04

    Turista ka por nuk deklarohen fitimet!

    Përgjigju
  • Qobani: 31/01/2024 00:47

    Falë kryeneqve të cilët nuk po e pranojn Drejtsin industria po e zvoglon tolerancën,ka mar hapa tmdhej si kur ma par për zhvillim

    Përgjigju
  • Or tej: 30/01/2024 16:32

    Mjafton ti detyrosh te marrin pagesat me karta debiti/krediti dhe jo te thone qe nuk punon dhe i duan cash ne dore per te mos pagu taksat or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or tej: 30/01/2024 18:25

      I nxjerrin perjashta duke i treguar piken me te afert te bankomatit dhe i thone terhiq aty. Dil neper hotele e restorante ne bregdet dhe do e shikosh vete or teeeejjjjj

    • Besi: 30/01/2024 17:12

      po kur klienti thote qe nuk ka cash po vetem karte debiti si ia bejne e nxjerrin jashte sipas teje pa i marre pagesen

  • Turist: 30/01/2024 16:20

    Po kur hoteli është pa turistë, @ do e paguaj qeveria kapacitetin minimal të dhomave?

    Përgjigju
    • Ragnar: 01/02/2024 03:19

      Ska shanse ne ver te jet bosh nje hotel se kam punuar dhe deklarojn shume me pak se duhet

  • Drejti: 30/01/2024 15:20

    ...dhe e gjithe kjo sepse tatimoret ose nuk punojn ose bejne vetem pazare ! Keto jane forma qe e nxjerrin nga pergjegjesia administraten tatimore ! Jo me kot ne krte ven punon vetem kMinistri , te tjere shohin si do vjedhin !

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/01/2024 14:01

    Pra, vizitore ka po nuk dihet sa jane ardhurat. Llogjike e Mireles

    Përgjigju
  • Pet.: 30/01/2024 13:53

    "Afrofe". si ne rastin e energjose elektrike, e cila ishte gabim dhe qeveria nga pazotesia e saj po ben gamimin e radhes. TE PRESESH REZULTAT TE NDRYSHEM DUKE PERDORUR TE NJEJTEN METODE, ESHTE THJESHT E PAMUNDUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?