Projektligji i amnistisë fiskale, debati në Report TV, Lika: Është krim, pabarazi përpara ligjit! Çoçoli: E ka bërë Italia në kohë krize

6 Korrik 2022, 18:58| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 20:18

  • Share

Amnisti fiskale duhet të 'korrigjojë' emërtimin dhe duhet të quhet amnisti penale, kështu i shoreh audituesja ligjore, Meri Lika në 'Studio Live; me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv. Në një debat pro dhe kundër projektligjit të ri të amnistisë fiskale, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, duke e krahasuar me shtetet e tjera doli pro amnistisë fiskale. Sipas tij, amnistia nuk është e shpikur nga vendi ynë, ka qenë një praktikë në Itali dhe shteti ynë është duke vepruar njëjtë si shteti fqinj i cili ka patur një sukses me këtë amnisti për ti shpëtuar krizës.

Një pohim ky që është kundërshtuar nga Lika e cila duke renditur disa nene shtroi çështjen shqetësuese të kësaj amnistie e cila sipas saj, ky është krim.

'Për mendimin tim është e gabuar sepse nuk është amnisti fiskale është amnisti penale. Sepse të gjitha krimet që duhet të amnistohen me këtë amnisti janë krime penale.

Pyetje: Krime apo para të djersës?

'Ne po flasim me ligj, ligji i quan krime. Nuk ne dimë që po të quhet penale është fisakale, është krim. Nuk ka ligji, ligji thotë për ata që kanë aktivitet, këtu përfshihen edhe bizneset edhe për individët.'-tha Lika.

'Për mendimin tim është lojë fjalësh, amnistinë nuk e shpikëm ne. Italia për shembull i është drejtuar amnistive, pra faljeve fiskale. Pavarësisht se zonja Meri ka të drejtë dhe është në kodin penal. Ky lloj krimi është amnistuar dhe jo vetëm prej nesh. neve po kryejmë gjërat që po bën shteti fqinj. '- tha Çoçoli.

'Italia vetëm një amnisti të madhe ka bërë në kohën e Berlusconit. '- tha Lika.

'Po flasim për ligjin,t'i vëmë emrin e saktë, sepse është krim. Një tatimpagues i rregullt i cili në një moment të caktuar bën një gabim në deklaratë dhe ai merr pasoja i sekuestrohen derisa futet në burg. Nëse një tatimpagues sot është futur në burg ky tjetri si do veprojë? Ai do vazhdojë në burg ndërsa ky tjetri do vazhdojë jetën i lumtur.

Amnistia jonë është si gara e breshkës me lepurin, duhet të jenë të gjitha ligjet e përshtatura. Kjo është pabarazi përpara ligjit, kjo amnisti i rrëzon të gjitha ligjet e tatimeve. Një person që nuk paguan është veprim penal. Në të gjitha amnistitë që unë kam lexuar bëjnë marrëveshje me shtetet që presin që t'iu vijë kapitali, po Shqipëria me kë ka bërë?'tha Lika.

'Nuk del ligji pa bërë marrëveshjen.  Është studim duhet të kesh dy muaj për ta studiuar. '- tha Çoçoli.

Të pyetur nëse ekzekutivi e ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, është naiv apo ka qëllim të pastër ekonomik për të shëndoshur buxhetin?

'Mua më duket sikur qeveria bën një llogari të ardhura dhe shpenzime dhe thotë ku ti marr, po i marr këtu. Sa lek do vijnë ma thoni dot? '- tha Lika.

'Edhe pse është një veprim i pamoralshëm, lejohet kur ti ke një krizë dhe kur u praktikua në Itali nga Berlusconi kur kishte rënë euro e ndihmoi shumë shtetin italian.'- tha Çoçoli.

Në projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Projektligji për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim publik, për të marrë mendimin e individëve dhe grupin e interesit. Qëllimi është për të kuptuar nëse publiku është dakord që një person të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. Në faqen zyrtare të BE-së nënvizohet si problem pasi rezidentët jotatimorë, do të importonin para për të përfituar nga amnistia.

Ndryshimet në projektligjin e amnistisë fiskale kanë nxitur një reagim negativ nga Komisioni Evropian ku thuhet se do të dobësonte kontrollet e vendit kundër pastrimit të parave.  Reagimi është bërë pas Takimit të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 06/07/2022 20:49

    Oooo çoçole e beri italia por funksiononin gjykatat dhe shteti ,ne shqiperi duan te perfitojne gjyqetaret pushtetaret kriminelat e gjithe sorollopi i korruptuar ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?