Robert Jenrick dhe Rishi Sunak

Dorëhiqet ministri britanik për Emigracionin Jenrick, shkak politika e re për azil

6 Dhjetor 2023, 22:18| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 22:30

  • Share

Ministri i Emigracionit Britanik, Robert Jenrick ka dhënë dorëheqjen pasi qeveria publikoi legjislacionin që synon të mbështesë politikën e azilit në Ruandë, e cila është shpallur e paligjshme nga Gjykata e Lartë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Jenrick, i cili ka thënë se ka mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me drejtimin e politikës së qeverisë për emigracionin.

Në letrën e dorëheqjes Jenrick ka thënë se legjislacioni ka qenë një prej mundësive të fundit për ta luftuar krizën me anije të vogla, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

“Qeveria ka përgjegjësi që t’i vendosë interesat kombëtare përtej interpretimeve të kontestueshme të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ai në letrën e dorëheqjes.

“Unë nuk mund të punoj me legjislacionin e propozuar, sepse nuk besoj se ofron mundësitë më të mira për sukses”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?