Sociale

Projektligji për gjuetinë, Armando Burri: Monitorim nga pushteti vendor e policia! Kemi krijuar një rregullore për kriteret, gjuetia e natës fenomen shkatërrues

11 Gusht, 13:31| Përditesimi: 11 Gusht, 14:06

  • Share

Moratoriumi i gjuetisë nuk do të zgjatet më tej, ndërsa qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që parashikon lejimin e gjuetisë vetëm në zonat e miratuara me ligj. Në një intervistë për Report TV, Armando Burri, drejtor i Shoqatës së Gjuetisë, foli për ndryshimet që parashikohen në këtë ligj.

Ai tha se me ndryshimet, do të jetë pushteti vendor që do të monitorojë në bashkëpunim me shoqatat e gjuetisë të bashkisë dhe policinë zonat e përcaktuara me ligj për të ushtruar aktivitetin. Sipas tij, moratoriumi nuk e ka arritur qëllimin e tij në vetvete pasi gjuetia e paligjshme ka vijuar. 

Me rregulloren e re, individi i caktuar duhet të kalojë disa filtra për të marrë armën për gjueti, të kalojë test dhe për të treguar se është i aftë. Gjithashtu, Burri shtoi se ekipe përkatëse do të bëjnë trajnimet e individëve. 

“Moratoriumi në vetvete se ka arritur qëllimin që kishte se gjuetia e paligjshme ka vazhduar gjatë gjithë kohës sepse disa gjuetarë që janë të rregullt dhe me licencë nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë. Federate kombëtare ka qenë pjesë e hartimit të ligjit ku kemi diskutuar gjithmonë për ta shqyrtuar dhe pët të qenë sa më konciz formati ligjor dhe të funksionojë në mënyrë të rregulltr dhe për shtimine  faunës dhe të jetë pjesë e sportit.  Gjuetia në vetvete është sport, por nuk do të thotë që të jetë shfarosëse. Gjuetia gjithmonë ka qenë në zona të caktuara dhe me kohë të përcaktuar:15 gusht-28 shkurt.

Por me ndryshimet e fundit është vendosur t’i kalojë pushtetit vendor, që bashkë me shoqatat e gjuetisë, që çdo bashki i ka, të cilat do të marrin gjuetarët në testim dhe do përcaktojnë zonat ku do të jetë i lejuar aktiviteti. Risi që po sillet si në çdo vend të BE-së, gjuetia ushtrohet me kriter. Po bëhet rregullim ligji. Nëse merr një armë gjahu nuk do të jetë të jesh gjuetar. Duhet të kalosh disa etapa që të marrësh armën e gjahut. Kemi krijuar një rregullore për kriteret. Leja do të jetë 5-vjeçare. Është risi e mirë sepse dëshmia e armës është si puna e patentës që duhet të bësh kontrolle nëse je i aftë apo jo.", u shpreh ai.

Një shqetësim që ai ngriti është edhe gjuetia e natës, që sipas tij ka qenë një fenomen shkatërrues, dhe që është aplikuar edhe gjatë moratoriumit. 

Kemi bërë ankesë edhe për gjuetinë e natës dhe besoj se policia e shtetit dhe ministria e Mjedisit do të organizojnë në mënyrë më të mirë dhe të rregullt këto lloje gjuetish. Gjuetia e natës ka qenë një fenomen shkatërrues në lidhje me gjuetinë. Është i ndaluar me ligj dhe është ushtruar edhe në kohën e moratoriumit. Me ndryshimet ligjore, do të jetë pushteti vendor së bashku me policinë dhe shoqatat që në zona të caktuara do të monitorojnë çdo gjë dhe gjuetari do të jetë i regjistruar. ", u shpreh ai. 

Periudha e lejimit të gjuetisë nis nga 15 gushti deri më 28 shkurt. I pyetur për llojet që do të lejohen, ai tha se:

"Me ligjin e vjetër, në Shqipëri gjuetia e rëndë nuk lejohet si derri, kaprolli, ariu e ujku se ka qenë specie në zhdukje. Me ligjin e ri janë futur si pjesë e gjuetisë që do lejohet se janë shtuar në masë. Pjesët e tjerë që gjuhen dhelpra, rosa, lepuri, thëllëza që janë të lejuara me sezone të përcaktuara."

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • veri: 11/08/2025 20:17

    moratoriumi te vazhdoje edhe 10 vjet....te shtohet fauna....edhe kur ishte moratoruumi prape gjuhej fshehtas....

    Përgjigju
  • Tutu: 11/08/2025 20:06

    Me kete ligjin qe spjegon ky zotnia .. paskeni per ta shkerdhyer natyren perseri …. do ta dergoni kete vend ne soj …!!

    Përgjigju
  • fredi: 11/08/2025 14:07

    Sa për të qeshur në male kërcet automatiku vrasin derra,drekë,lepuj dhi të egra e çfar ti dali përpara,natën me projektorë bëhet nami këta thënë që është e ndaluar,zona e Korçës është kampion për gjueti të pa ligjshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?